Serbia ua mohon Referendumin Hungarezëve, Shqiptarëve, dhe Boshnjakëve, kurse e mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës!?

Refik Hasani

Serbia mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës  e Hercergovinës, kurse ua mohon të drejtën e referendumit 

Krahinës Shqiptare në Serbi, mbajtur më datën 1 e 2 mars 1992,

Krahinës së Sanxhakut,  mbajtur më datën  25,26 dhe 27 tetor 1992,dhe 

Krahinës së Vojvodinës që ishte Krahinë në kuadër të RSFJ-ës , si element konstituiv i kësaj Federate

Nëse Republika e Serbisë si palë nënshkruese e vitit 1995 në Dejton dhe që po i mbështet bashkëkombasit e vetë në Bosnjë atëherë parashtrohet pyetja: Si ka mundësi të mos i pranoj  Republika e Serbisë referendumet  e mbajtura nga  Shqiptarët, Boshnjakët  dhe Krahina e Vojvodinës që ishte Krahinë në kuadër të RSFJ-ës , si element konstituiv i kësaj federate, pa harruar edhe Rajonin  e  Timokut Lindor    dhe Rajonin e banuar me shumicë Bullgare. 

 Serbia nuk mundë në njërën anë të mbështet Referendumin e Serbëve të Bosnjës  e Hercergovinës, kurse në anën tjetër t’ua mohon Vojvodinës,Sanxhakut, Krahinës Shqiptare në Serbi,  dhe Rajonin e banuar me shumicë Bullgare.

Nëse qytetarët e Republikës Serbe  të Bosnjë  e Hercergovinës, e festojn  me  shenime e manifestim   datën 9 janari,atëherë edhe Vojvodina do të duhej të lejohet të shenoj datën e vetë, sikurse  shqiptarët në Krahinën e tyre në Serbi, dhe Boshnjakët në Krahinën e tyre në Sanxhak.

Serbia do të duhej bëjë riorganizimin e saj të brendshëm si një Federatë me tri Republika si njësi autonome e Vojvodinës, Sanxhakut dhe e Medvegjë, Bujanoc, Preshevë dhe një Kanton të veçantë të banuar me Bullgarë. 

Përveç këtyre tri problemeve të mëdha, janë edhe një segment që nuk duhet nënçmuar dhe lënë në heshtje e këto janë çështja e komunitetit Rumunë apo të njohur si vllahët dhe romët.

 Edhe vetë Serbia e sotshme ka një territor me një popullatë multi-etnike. Sa më shumë që Beogradi e vonon njohjen e Prishtinës aq më shumë zgjaten edhe problemet brenda vetë kësaj Serbie. 

Skena politike dhe intelektuale e Beogradit të përgatitet, nuk duhet të ketë tema tabu të merren shumë seriozisht për Rajonalizimin, decentralizimin apo Kantonizimin duke përfshir edhe diskutimet për  federalizmin e Serbisë.  

Shkuar nga Refik HASANI