Serwer: Asociacioni duhet të formohet kur Serbia ta njohë shtetin e Kosovës

Uashington, 15 maj 2024 – Daniel Serwer, profesor në universitetin “Johns Hopkins”, njohës shumë i mirë i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, e cilëson si “të padrejtë” kushtëzimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ai e ka kritikuar përë këtë diplomacinë e Shteteve të ashkuara dhe t Bashkimit Evropian, duke e cilësuar si “diplomaci të keqe”.

“Nuk është e drejtë. Mendoj se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është diçka për të cilën është rënë dakord në vitin 2013, në këmbim të gjërave që Serbia duhej të bënte, duke përfshirë pjesëmarrjen e plotë të serbëve në institucionet qeverisëse, shtrirjen e autoriteti ligjor e kushtetues të Prishtinës në veri të Kosovës dhe një sërë gjërash që Serbia nuk i ka bërë. Pra, të kërkohet nga Kosova që t’i përmbushë detyrimet e Marrëveshjes së vitit 2013 pa marrë asgjë në këmbim të ‘quid pro quo-s’, siç është rënë dakord, është një gabim i rëndë. Është diplomaci e keqe”, ka thënë Serwer për televizionin A2CNN.

Serwer ka thënë se kjo nuk është hera e parë që Kosovës i vihen kushte shtesë për integrimin ne saj në organizata ndërkombëtare dhe ka theksuar se kjo e bën faktorin ndërkombëtar të pabesueshëm në Kosovë.

“Kjo i ofendon njerëzit në Kosovë dhe në vende të tjera të cilët e kuptojnë se bashkësia ndërkombëtare nuk i përbush angazhimet e veta, diçka që e kufizon levën e saj të ndikimit.”, tha ai.

Serwert i ka dhënë të drejtë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që e nuk pranon kushtëzimin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës me krijimin e Asociacionit. Ai ka theksuar se Asociacioni duhet të krijohet vetëm kur Serbia ta njohë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Ai [Kurti] ka absolutisht të drejtë se ky nuk është një kusht i duhur për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Por, unë do të shkoja edhe më tutje. Unë do të thosha se Asociacioni është diçka që duhet të realizohet vetëm kur Serbia të jetë e përgatitur të njohë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. E dini, evropianët tregojnë për shoqata të shumta që tashmë ekzistojnë brenda BE-së, të cilat janë të krahasueshme me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por të gjitha ato shoqata ekzistojnë në vendet që e njohin njëri-tjetrin”, ka theksuar ai.

Serwer ka thënë gjithashtu se Beogradi synon një Asoiciacion me fuqi ekzekutive, gjë që duhet të refuzohet kategorikisdht nga komuniteti ndërkombëtar.

“Është shumë e qartë se çfarë po përpiqet të arrijë Beogradi me Asociacionin. Ata e thanë qartë, publikisht, se po përpiqen të mundësojnë një qeverisje të veçantë të popullatës serbe, të paktën në veri. Dhe ky është një objektiv që duhet të refuzohet nga komuniteti ndërkombëtar”, ka theksuar Serwer.

(r.m.)