SHBA e falënderon Kosovën për pranimin e emigrantëve që do të riatdhesohen

Prishtinë, 14 qershor 2025 – E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, e ka falënderuar Kosovën që vendosi të pranojë 50 emigrantë të paligjshëm që do të dëbohen nga SHBA.

Prattipati, në falënderimin e saj, tha se Kosova është shteti i parë në Evropë që vendosi të pranojë emigrantë nga SHBA-ja. Ajo e vlerësoi Qeverinë dhe popullin e Kosovës për, siç tha, “partneritin” me SHBA-në.

“Faleminderit partneres sonë, Kosovës, shtetit të parë në Evropë që njoftoi pranimin e shtetasve të vendeve të treta, të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara. Sigurimi i kufirit amerikan është prioritet kyç i Administratës Trump dhe unë e vlerësoj si Qeverinë ashtu edhe popullin e Kosovës për partneritetin e tyre”, shkroi Prattipati në një postim të publikuar në llogarinë e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Qeveria e Kosovës e miratoi vendimin për pranimin e 50 emigrantëve nga SHBA, të cilët do të strehohen në Kosovës deri në kthimin e tyre në vendet e veta.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se vendet e rajonit të Ballkanit janë kontaktuar në kuadër të një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve të huaj pa status të rregulluar.

(r.m.)

Comment

*