SHBA i vazhdon kërkimet për pilotin e aeroplanit të rrëzuar në Iran

Uashington / Teheran, 4 prill 2026 – Ekipet amerikane të shpëtimit kanë vazhduar të shtunën kërkimet për një anëtar të ekuipazhit të aeroplanit amerikan F-15E, i cili është zhdukur pas rrëzimit të aeroplanit nga zjarri i armikut në Iran.

Një zyrtar amerikan ka thënë se njëri anëtar i ekuipazhit është gjetur, ndërsa kërkimet për anëtarin e dytë po vazhdojnë.

Më vonë, një zyrtar amerikan konfirmoi se edhe një tjetër Aeroplan luftarak i Forcave Ajrore të SHBA-së, A-10, është rrëzuar në Gjirin Persik dhe se piloti i aeroplanit është shpëtuar.

Mediat shtetërore iraniane raportuan për rrëzimin e të dy avionëve. Zyrtarët iranianë thanë se po kërkohet piloti i zhdukur i avionit të parë dhe u bënë thirrje qytetarëve t’i njoftojnë autoritetet për çdo informacion që mund të çojë në kapjen e tij.

“Forcat ushtarake kanë nisur një operacion kërkimi për të gjetur pilotin luftarak amerikan që u godit më herët sot”, raportoi agjencia iraniane e lajmeve Fars, e afërt me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Kapja e një anëtari të ekuipazhit nga forcat iraniane mund t’i ndërlikojë më shumë përpjekjet e SHBA-së për t’i shkatërruar plotësisht asetet ushtarake të Teheranit dhe për ta detyruar Teheranin t’i pranojë kushtet e paqes të paraqitura nga Trumpi.

Ushtria amerikane nuk ka komentuar për rrëzimin e dy aeroplanëve, por presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i tha NBC Neës se rrëzimi i avionit nuk do të ndikojë në bisedimet me Iranin.

Richard Allen Williams, kolonel në pension i ushtrisë amerikane dhe ish-zyrtar i Divizionit të Investimeve të Mbrojtjes në NATO, ka deklartuar se misionet e tilla zakonisht janë shumë të bashkërenduara dhe të mbrojtura fort.

Ai ka thënë se avionë dhe burime shtesë qëndrojnë në gatishmëri për t’iu përgjigjur shpejt çdo përshkallëzimi ose komplikimi.

(r.m.)

Comment

*