SHBA-ja dhe Japonia arrijnë marrëveshje për mineralet e rralla

Tokyo, 28 tetor 2025 – Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, nënshkruan një marrëveshje që do t’i sigurojë Shteteve të Bashkuara të Amerikës minerale të rralla.

Nw njw deklaratë të përbashkët thuhet se marrëveshja e nënshkruar në pallatin shtetëror Akasaka, synon “forcimin e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së zinxhirëve të furnizimit me minerale kritike dhe elemente të rralla tokësore”.

Në takimin e tyre të parë, kryeministrja japoneze e sapozgjedhur, e lavdëroi Trumpin për përpjekjet e tij për arritjen e një armëpushimi mes Tajlandës dhe Kamboxhias dhe për marrëveshjen e Gazës, të cilën e cilësoi “arritje historike dhe të paprecedent”.

“Do të doja të realizoja një epokë të re të artë të aleancës Japoni-SHBA, ku si Japonia ashtu edhe Shtetet e Bashkuara do të bëhen më të forta dhe më të begata”, tha ajo.

Shtëpia e Bardhë tha se Takaichi ka thënë se do ta nominojë Traumpin për Çmimin Nobel për Paqe. Ndërkaq presidenti amerrikan ka shprehur bindjen se Takaichi “do të jetë një nga kryeministret më të mira”.

Marrëveshja mes Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara për minerale të rralla vjen pasi vendimit të Pekini pwr kufizime të gjera në industrinë e elementeve të rralla, gjë që e shtyu Trumpin që të paralajmëronte se si kundërpërgjigje do t’i vendosë tarifë prej 100 për qind importeve nga Kina.

Trump, gjatë turneut të tij në Azi, pritet të takohet edhe me homologun kinez, Xi Jinping. Në këtë takim pritet të diskutohet për ndërprerjen e luftës tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Negociatorët nga Uashingtoni dhe Pekini kanë njoftuar se mes dy ekonomive më të mëdha të botës është arritur një “marrëveshje kornizë”.

(r.m.)