Prishtinë, 25 shkurt 2026 – E ngarkuara me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në kuadër të takimeve me anëtarët e kabinetit të ri qeveritar.
Ambasada njoftoi se në fokus të takimiit ka qenë forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe vazhdimi i mbështetjes amerikane për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Në njoftim theksohet se partneriteti ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës në fushën e mbrojtjes “e forcon vetëqëndrueshmërinë e Kosovës dhe kontribuon në stabilitetin rajonal dhe global”.
Njoftimi i plotë i ambasadës amerikane:
E ngarkuara me punë Anu Prattipati u takua me Ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci për të diskutuar për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Partneriteti SHBA-Kosovë në fushën e mbrojtjes e forcon vetëqëndrueshmërinë e Kosovës dhe kontribuon në stabilitetin rajonal dhe global.