Nga Beqir Sina
Të dielën me 7 Maj 2023 në mesditë, në sheshin e Parkut “Kensico Dam Plaza”, në kantonin Valhalla të Westchesterit, Nju Jork, u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar martirit të Demokracisë – Nick Mrnacaj, me rastin e 33- vjetorit të ndarjes nga jeta, transmetoi televizioni i komunitetit shqiptar në Nju Jork, Albanian Culture TV me themelues dhe drejtor Adem Belliun.
Ky manifestim i përvitshëm, që është unik në SHBA, mbasi vdekja e tij aksidentale 33 vjet më parë, teksa ai po kthehej nga një protestë e emigrantëve shqiptarë (të arratisurve) kundra ish presidentit të fundit komunist në Shqipëri- Ramiz Alia, tashmë është e pagëzuar si “Dita e Lirisë Shqiptare” nga Bashkia e Yonkersit në New York, dhe eshte bashke organizim me qeverine lokale te kesaj prefekture.
Eventi i përvitshëm organizohet për çdo vjet në maj nga Familja Mrnaçaj, dhe autoritetet lokale të kantonit ku ai banonte Prefekturës Yonkers në New York, në bashkëpunim vitet e fundit edhe me Shoqatën Kulturore Artistike Kelmendi.
Zyrtarët e lart të Yonkersit, zonën ku banon Familja Mernaçaj, për 33 vjet me radhë, nxjerrin një Proklamat në nderimi të aktit heroik, dhe zyrtarisht ata vet së bashku me familjen, lider të komunitetit dhe aktivist të dalluar, klerikët ngrenë flamurin Kuq e Zi – të valëvitet në shtizën e Bashkisë, ngjitur me flamurin e SHBA, në Parkun Kensiko Dam Plaza, duke e shpallur atë “Dëshmori i parë i Mërgatës shqiptare në luftë kundër komunizmit”
Me këtë rast, 15 vitet e fundit është bashkëngjitur edhe Shoqëria Kulturore “Kelmendi”, e cila e shoqëron këtë tubim përkujtimor, me një program artistik, të përgatitur enkas për këtë ngjarje, me këngë me motive patriotike, ato kushtuar Nick Mernaçaj, dhe vendlindjes së tyre Kelmendit – e cila është dhe vendlindja e Nick Mrnaçaj.
Në këtë aktivitet të përvitshëm, përveç pjesëtarëve të familjes Mrnaçaj, marrin pjesë dhjetra bashkatdhetar, anëtarë të familjeve të persekutuar, ish bashkëvuajtës, të familjes Mrnaçaj, në Shqipëri, klerikët e kësaj zone, e lider dhe veprimtarë të dalluar të komunitetit, zyrtarët amerikanë, përfaqësues të Prefekturës Yonkers, televizionet dhe gazetat lokale, e ato shqiptare.
Nik Mernaçaj (Nick Mernacaj), humbi jetën në një aksident automobilistik më 22 janar të vitit 1990, në moshën 31 vjeçare, teksa kthehej nga një protestë anti komuniste, zhvilluar at’herë në Detroit, kundra ish sekretarit të parë të partisë zëvendësin e përbetuar të Enver Hoxhës, Ramiz Alinë.
Ky tubim përkujtimor i përvitshëm për të kujtuar anti-komunistin e vendosur, deri në fund të jetës, së tij, gjatë demonstratave në luftën kundër komunizmit dhe tiranisë komuniste, si në Shqipëri dhe viset shqiptare të okupuara në atë kohë prej Serbisë, mbahet në të njëjtin park, Kensiko Dam Palza, shumë afër me Memorialin e Lirisë së Westchesterit, kushtuar 109 të rënëve nga kjo prefekturë, më 11 shtator 2001, dhe Parkun Recreativ, ku në qershor mbahet edhe Pikniku i “Trashëgimisë Shqiptare”, organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës.
Manifestim përkujtimor i zhvilluar për çdo vit, bëhet duke përmendur dhe kujtuar nëpërmjet fjalimeve gjithë veprimtarin e shqiptarëve të Amerikës, në rrugën e tyre, për liri e demokraci. Ku përveç theksimit të përpjekjeve të të gjithë atyre, që e luftuan dhe i rezistuan komunizmit, në Diasporë, aktiviteti ka si qëllim përkujtimin, dhe jep një mesazh të fuqishëm historik, tek të pranishmit dhe lë një mësim për brezat e ardhshëm: “Që pa kujtuar të kaluarën – nuk mund të shkojmë përpara.”
Në kujtim të aktit heroik të Nick Mernaçaj, manifestimi u hap me intonimin e hymneve kombëtare, të SHBA-ve, në fillim, dhe më pas ai i Shqipërisë, kënduar nga Mikela Nonaj mbesa e vogël e Nik Mernaçaj.
Ndërsa, me një minutë heshtje, të pranishmit kanë shprehur një respekt të veçantë për të gjithë të rënët për liri e demokraci, dhe me këtë rast edhe një respekt te vecant për deshtmorin e demokracise Nick Mernaçaj.
Djakon Marash Shkrelin ka bekuar këtë ditë përkujtimore.
Dita Përkujtimore e Nik Marash Merrnacaj u moderua nga dy bashkëvendasit e tij Sokol Smajlaj dhe Valbona Preldakaj.
Drejtuesi i këtij eventi Sokol Smajlaj duke hapur ceremoninë e këtij aktiviteti tha se Nik Marash Mernaçi dhe veprimtaria e tij janë mesazh i madh për brezin e ri, për të respektuar e nderuar vlerat madhore, lirinë, demokracinë, të drejtat njerëzore, për të cilat Nik Mernaçi priu në demonstrata, e dha jetën e tij në rrugëtimet e gjata.
Të përjetshme qofshin liri e demokraci. I përjetshëm qofte emri dhe kujtimi i tij, tha ai.
Ndërsa, Valbona Preldakaj ka njoftuar të pranishmit se për të folur mbi jetën dhe kujtimet e Nike Merrnacj mes të pranishmëve kishte ardhur nga Kelmendi vend origjina e Nik Mrnacaj, Pader Viktor Demaj – famullitari I Kelmendit, i cili përveçse lutjes fetare dha edhe një përshëndetje rasti.
Kurse në emër të Vatrës përshëndeti eventin Agim Rexhaj, presidenti i nderi Federatës Pan-Shqiptare Vatra, si dhe Mhill Velaj nga shoqata e shkrimtarëve Shqiptaro Amerikane, dhe Lize Pllumaj, ish mesuse dhe drejtoreshe e shkollës se mesme Nik Merrnacaj ne Tamare, Kelmend.
Po ashtu Televizioni Kultura Shqiptare i pari në komunitetin shqiptar, televizioni më serioz dhe profesional, nderkohe më i shikuari në komunitetin shqiptar në SHBA, me Adem Belliun e familjen e tij, i cili nuk ka munguar asnjëherë prej nga themelimi i tij-, ne keto aktivitet, jo vetem mbulojë cerimonie perkujtimore në nderim të këtij anti komunisti, por të nderojë me shume respekt edhe familjen Mernaçaj me këtë rast.
Kjo veprimtari në përkujtim të 33 vjetorit të vdekjes së Nikë Mrnaçajt, mbyll nga drejtuesit e saj Sokol Smajlaj dhe Valbona Preldakaj, me një faleminderit për të gjithë pjesëmarrësit, nga SH.K.A. Kelmendi si dhe mbarë familja Mrrnacaj dhe ngritja e flamurit Shqiptar në shtizën e këtij parku përkrah flamurit Amerikan.
Manifestimi përkujtimor në nderim të Nike Mrnaçajt, u përshëndet edhe me një fjalë mirënjohëse dhe respekti të thellë, të shprehur nga familja Mrnaçaj, djali i Nik Mernaçaj – avokati Mikel Mernaçaj, për pjesëmarrësit që për çdo vjet në sheshin e Parkut “Kensico Dam Plaza”, në kantonin Valhalla të Westchesterit, Nju Jork, mbajnë aktivitetin përkujtimor kushtuar martirit të Demokracis – Nick Mrnacaj. (Photo credit Albanian Culuture TV)