Prishtinë, 23 dhjetor 2024 – Shtetet e Bashkuara ttë Amerikës (SHBA) ka shprehur shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare në Kosovë që do të mbahen më 9 shkurt.
Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka thënë se është thellësisht e shqetësuar me veprimet e disa anëtarëve të KQZ-së që pamundësuan certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe për deputetë t՞ Kuvendit të Kosovës.
“Veprimet e KQZ-së rreptësisht duhet të kufizohen në zbatimin e standaredeve dhe procedurave ligjore dhe çdo vendim për moskualifikimin e kandidatëve duhet të bazohet vetëm në zbatim të barabartë të ligjit. Procesi zgjedhor duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike.”, ka thënë një zëdhënës i ambasadës.
Ambasada e SHBA-së ka thënë se është shumë e shqetësuar nga “përfshirja e dukshme e kritereve të motivuara politikisht në procesin KQZ-së të certifikimit të kandidatëve”.
“Veprime të tilla dëmtojnë parimet themelore demokratike të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, meqenëse ia çelin derën ndikimit subjektiv politik mbi procesin zgjedhor”, ka theksuar ambasada.
Ajo ka thënë se roli i KQZ-së është ta mbikëqyrë zhvillimin e zgjedhjeve e të sigurojë që ligji të zbatohet në mënyrë të ndersdhme dhe të paanshme.
“Përgjegjësitë e tij duhet të mbesin rreptësisht vetëm në procedurat ligjore, e jo në shqyrtimet politike”, ka thënë ambasada amerikane në Prishtinë.
Ajo u ka bërë thirrje partive politike që kanë probleme me proceset e KQZ-së, të apelojnë në Panelin Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa.
“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që kanë probleme me proceset e KQZ-së që të shfrytëzojë mekanizmat institucionalë në fuqi, përkatësisht Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Të gjithë kandidatët që kualifikohen duhet të lejohen të garojnë në zgjedhje të lira dhe të ndershme në përputhje me ligjin kosovar. Është thelbësore që votuesit e jo organet politike, të vendosin se kush i përfaqëson ata”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-së në Kosovë.
KQZ-ja nuk e ka miratuar cerifikimin e Listës Serbe, për shkak të pikëpamjeve të shprehura nga kryetari I saj, Zllatan Ellek, në prezantimin e kandidatëve të këtij subjekti për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Para votimit, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetrëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka thënë se Ellek nuk i është referuar Kosovës me emrin e saj kushtetues, por me emërtimin “Kosovo i Metohija” dhe ka thënë “Rroftë Serbia”, gjë të dëshmon se ky subjekt e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë.
Për certifikimin e Listës Serbe ka votuar vetëm kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, kundër kanë dalë dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ndërsa të tjerët kanë abstenuar nga abstenimi.
(r.m.)