SHBA: Shqipëria ka treguar përkushtimin e saj për të çuar përpara paqen dhe sigurinë

Tiranë, 1 prill 2023 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka kujtuar 14 vjetoririn e pranimit të Shqipërisë në NATO.

Ambasada, në një dedikim këtij përvjetori, shkruan se Shqipëria ka qenë që atëherë një “pjesëmarrëse aktive në përpjekjet e mbrojtjes së përbashkët dhe stabilitetin rajonal”.

Ajo ka thënë se Shqipëria “ka treguar përkushtimin e saj për të çuar përpara paqen dhe sigurinë dhe ka luajtur një rol jetik në mbështetjen e misioneve dhe operacioneve të drejtuara nga NATO”.

“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin tonë të fortë me Shqipërinë”, thekson ambasada amerikane në Tiranë.

Postimi i plotë:

Sot bëhen 14 vjet që kur Shqipëria u anëtarësua në NATO më 1 Prill 2009.

Shqipëria ka qenë që atëherë një pjesëmarrëse aktive në përpjekjet e mbrojtjes së përbashkët dhe stabilitetin rajonal.

Si një anëtare e rëndësishme e NATO-s, Shqipëria ka treguar përkushtimin e saj për të çuar përpara paqen dhe sigurinë dhe ka luajtur një rol jetik në mbështetjen e misioneve dhe operacioneve të drejtuara nga NATO.

Si një aleat dhe partner krenar, Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin tonë të fortë me Shqipërinë dhe presim me kënaqësi të vazhdojmë të punojmë së bashku drejt synimeve tona të përbashkëta për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë.

(r.m.)