SHBA: Vazhdojmë mbështetjen e reformës në Drejtësi

Postimi i Ambasadës amerikane në Tiranë:

 

 

| Ambasada e SHBA në Tiranë priti me kënaqësi një tryezë diskutimi me “Miqtë e Drejtësisë” mbi sukseset dhe sfidat e procesit transformues dhe unik të reformës në drejtësi në Shqipëri.

Anëtarët e institucioneve të rindërtuara dhe të rinovuara të drejtësisë në Shqipëri ndanë pikëpamjet e tyre mbi rëndësinë e reformës në drejtësi dhe vizionin e tyre për të ardhmen, me një delegacion përfaqësues të Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit të SHBA.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë përmes procesit të reformës në drejtësi.

Siç ka deklaruar Ambasadorja Kim, procesi nuk është i lehtë, i shpejtë apo i përsosur, por ai po përparon çdo ditë në përpjekjet e tij për të sjellë drejtësi për popullin shqiptar.