SHBA zhvendos në Paqësor bombarduesit B-2 që mbajnë bombën GBU-57 “Massive Ordnance Penetrator”

Uashington, 21 qershor 2025 – Pentagonit ka konfirmuar zhvendosjen e bombarduesve strategjikë B-2 në ishullin Guam,në Oqeanin Paqësor.

Një zyrtar i mbrojtjes që ka folur në kushte anonimiteti për Reuters, ka thënë se nuk janë dhënë urdhra për dislokim të mëtejshëm të avionëve përtej Guamit, por as nuk e ka saktësuar numrin e bombarduesve të përfshirë në këtë operacion.

B-2 është i vetmi avion që mund të mbajë bombën GBU-57 “Massive Ordnance Penetrator” (MOP), një armë me fuqi të jashtëzakonshme, e projektuar për të shkatërruar objekte të fortifikuara në nëntokë, siç janë qendrat e pasurimit të uraniumit në Iran.

Ky zhvillim ka shtuar spekulimet se SHBA po përgatit kapacitetet për një sulm të mundshëm ndaj objektivave të thella nëntokësore në Iran, veçanërisht ndaj kompleksit bërthamor të Fordoë, i cili ndodhet thellë brenda një mali, prandaj është i vështirë për t’u goditur me armë konvencionale.

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se po shqyrton nëse Shtetet e Bashkuara duhet të marrin pjesë në sulmet e Izraelit kundër Iranit. Ai ka thënë se këtë vendim do ta marrë brenda dy javësh.

(r.m)