Uashington, 22 korrik 2024 – Drejtoresha e Shërbimit Sekret, Kimberly Cheatle, tha se atentati ndaj ish-presidentit Donald Trump, ishte dështimi më i madh operacional i agjencisë ndër dekada.
Cheatle tha se ajo merr përgjegjësinë e plotë për gabimet e agjencisë në lidhje me sulmin në tubimin e Trumpit të mbajtur në Butler, në Pensilvani, më 13 korrik.
Këto deklarata ajo i bëri para komisionit për Mbikëqyrje të Kongresit, ndërsa po shtohen thirrjet që ajo të japë dorëheqje për shkak të dështimeve të sigurisë në tubimin e partisë republikane, ku një 20-vjeçar tentoi ta vriste ish-presidentin Donald Trump.
20 vjeçari Thomas Mattheë Crooks u ngjit në çatinë e një ndërtese pranë vendit ku po mbahej tubim i Trumpit me mbështetësit e tij dhe hapi zjarr. Trumpi u plagos në vesh, ndërsa dy pjesëmarrës u plagosën rëndë., Njëri prej tyre nuk I përballoi plagët e marra.
Ligjvënësit amerikanë kanë shprehur zemërim se si personi i armatosur arriti t’i afrohej kaq shumë kandidatit republikan për president, derisa ai supozohej se po ruhej me kujdes.
Shërbimi Sekret ka pranuar se nuk i kishte miratuar disa kërkesa të kampit të Trumpit për shtimin e sigurisë në ngjarjet që ai ka marrë pjesë para atentatit.
(r.m.)