Shkolla shqipe “Alba Life” në Bronx mirëpriti Fondacionin “Hoxha”

Nga Keze Kozeta Zylo

Sot, në Shkollën Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në Bronx, nje nga shkollat e rrjetit me te madh te Alba Life ne Diaspore patëm kënaqësinë të mirëprisnim z. Taulant Hoxha, drejtues i Hoxha Foundation, i cili erdhi së bashku me familjen e tij te integruar plot kulture ne boten amerikane për të dhënë një kontribut për Shkollat Shqipe “Alba Life”.

Z. Taulant Hoxha u mirëprit nga z. Qemal Zylo, Themelues dhe Drejtor i TV dhe Shkollave Shqipe “Alba Life”, në një takim të ngrohtë me mesueset e perkushtuara Helena, Migena, Anisa dhe nxenesit ku në qendër ishte dashuria për gjuhën shqipe dhe për brezin e ri.Zoti Zylo e priti z. Taulant Hoxha dhe familjen e tij me mirënjohjen që meriton çdo njeri që i gjendet pranë misionit të ruajtjes së Gjuhës Shqipe.

Në këtë takim, ai i prezantoi dhe si miq te familjes Zylo ku u ndje një lidhje e përbashkët: dashuria për fëmijët shqiptarë, për gjuhën, kulturën dhe rrënjët tona.

Zoti Hoxha tha se Fondacioni beson te arsimi dhe misioni i saj është të kontribuojë në zhvillimin e edukimit. Eshte një nder i madh të japim këtë kontribut për Shkollën Shqipe “Alba Life”, e cila u mëson fëmijëve të komunitetit shqiptar gjuhën shqipe, kulturën dhe trashëgiminë tonë.

Fakti që z. Hoxha erdhi personalisht në shkollë, së bashku me familjen, për të parë nga afër nxënësit dhe punën e mësuesve, e bën këtë mbështetje edhe më domethënëse. Kjo është dëshmi se misioni i ruajtjes së gjuhës dhe identitetit shqiptar është një përgjegjësi që na bashkon të gjithëve per te ndihmuar njeri tjetrin.

Faleminderit, z. Taulant Hoxha dhe Hoxha Foundation, për besimin, bujarinë dhe mbështetjen tuaj për Shkollat Shqipe “Alba Life”.

Kontribute të tilla na japin forcë për të vazhduar edhe më të vendosur këtë mision të bukur kombëtar, sepse çdo fëmijë që mëson shqip është një urë e florinjte me rrënjët tona dhe një dritë për të ardhmen e Kombit.

Mirënjohje Fondacionit Hoxha qe behet frymezim per cilindo qe deshiron te kontribuoje per Shkollat Shqipe ne kete Mision Kombetar.

Ata që ndihmojnë Shkollen Shqipe “Alba Life”me kontribut 20 vjecar bëhen pjesë e misionit për të mbajtur gjallë gjuhën dhe trashëgiminë tonë.

3 Shtator, 2026

Bronx, New York