Shkolla Shqipe “Mëso Shqip” mbylli me plot sukses Vitin shkollor 2022-2023

Na ngazëllehet shpirti më tregonin vecanërisht gjyshërit kur shikonin nipërit dhe mbesat e tyre të mblidheshin së bashku dhe të mësonin shqip. 

Nga Qemal Zylo

Në mjediset e shkollës publike amerikane në Staten Island “George L. Egbert Intermediate School 2” prindër, nxënës, mësues dhe bashkatdhetarë u mblodhën së bashku për të festuar mbylljen e vitit shkollor 2022-2023.

Na ngazëllehet shpirti më tregonin vecanërisht gjyshërit kur shikonin nipërit dhe mbesat e tyre të mblidheshin së bashku dhe të mësonin shqip. 

Shkolla “Mëso Shqip” është krijuar nje vit më parë nga tri shoqata si “Ana e Malit”, “Kraja” dhe “Ulqini”.

Aktiviteti filloi me intonimin e Hymneve Kombëtare Amerikane dhe Shqiptare.

Aktiviteti u hap nga tri zonja të nderuara si Zonja Melinda Gjeloshi një aktiviste intelektuale e mirënjohur në Diasporë dhe n/kryetare e Shoqatës “Ana e Malit”, zonja Venera Gjenashaj, e cila është n/kryetare e shoqatës “Kraja” si dhe zonja Tina Lula me kontribute të vyera në shoqatat përkatëse.  Fjalët e tyre përshëndetëse ishin frymëzuese dhe falënderuese për gjithë mësueset dhe nxënësit që marrin pjesë aktivisht në këtë program.

Recituan poema të ndryshme si Leona Avdiu dhe Deen Lesheviqi.  Vocal performance “Mora fjalë” u realizua nga Namirah Peroviq.

Me duartrokitje u mirëpritën grupi i më të vegjëlve 4-6 vjecarë të cilët intepretuan “Vallja e Rugoves”. 

Në emër të grupit të kryetarëve të shoqatave përshëndeti me plot respekt dhe përkushtim presidenti i shoqatës “Kraja” z. Samih Kanaqi.

Poema “Shkronjat Shqipe” u interpretuan nga Nurjena Peroviq, Anisa Ceka dhe Erina Gjokaj. 

Grupi i moshave 7-9 vjec interpretuan Vallen “Shota e Anës së Malit”. 

Poema “Alfabetit të Gjuhës Shqipe” u interpretua nga grup mosha 7-9 vjec.

Poema recital u krye nga Rilind Bardhi dhe Arvin Kallaba. 

Poezia “Pse o mami shqip s’më flet” u interpretua nga Ariana Cuca, Zyra Kurtoviq dhe Ella Lula.

“Vallja e Ulqinit” u intepretua nga grup mosha 10-13 vjec.

Një grup nxënësish si: Adriana Kollari, Xhuliana Bogdani, Aliesandra Nikezi, Briella Tahiri, Ava Kallaba, Sofija Jahoviq, Adnan Peleviq dhe Loriana Abdullahu interpretuan së bashku vargje nga poezi.

Vallja “Atdheut tim” u intepretua nga grupmosha 14-21.

Aktiviteti i bukur u mbyll nga tri zonjat Gjeloshi, Gjenashi dhe Lula të cilat pasi falënderuan të gjithë nxënësit për intepretimet e tyre të mrekullueshme iu uruan të gjithë nxënësve, mësuesëve dhe pjesëmarrësve pushime të mbara.

Ishte një e shtunë mbresëlënëse dhe natyrshëm këto aktivitete ngelen gjatë në kujtesë vecanërisht tek nxënësit, ku dhe është qëllimi i të gjithëve për t’ju mësuar Gjuhën Shqipe, kulturën dhe traditat e mrekullueshme shqiptare.

Shkolla Shqipe “Mëso Shqip” e mbylli me plot sukses Vitin shkollor!

Urime të nderuar kolegë dhe pushime të mbara nga TV dhe Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York.

17 Qershor, 2023

Staten Island New York