SHKOLLA SHQIPE NË FURTUNËN E KOHËRAVE

Refleksione Arsimore

Shkruan: Ismail Gashi-Sllovia

            Fati i shkollës shqiptare, gjuhës e librit shqip, gjithnjë ishte sikur edhe fati i popullit dhe trojeve etnike shqiptare, ishte i mvarur nga furtunat e ngjarjeve e kohërave të cilat ndikonin në reflektimin e lëvizjes së gjithë tërësisë etnogjeorafike të qenies kombëtare shqiptare. Në vazhdimësi të historisë, ngjarjeve dhe kohërave, gjuha, shkolla dhe libri shqip u sulmuan,u ndaluan dhe u mallkuan nga gllabëruesit e trojeve tona etnike, sepse këto ishin shenjat themelore të rezistencës dhe qëndrueshmërisë së identitetit kombëtar të popullit tonë. Në gjitha fazat historike të okupimeve tona. Gjithë okupuesit e popullit dhe trojeve tona shqiptare, kishin qëllim të përbashkët, kufizimin deri në ndalim dhe tjetërsim të përdorimit të gjuhës sonë, traditave pozitive historike e kombëtare dhe sistemit arsimor. Madje, me këto veprime okupuesit tanë, vinin në trojet tona, jo vetëm me besim ndryshe në Zot, por ata sillnin gjuhë dhe tradita dalluese, barnin në popull dhe troje tona ndërtim tjetër të moralit fetar, kombëtar e njerëzor. Ata me veprimet e tyre okupuese mbi qenien tonë përpiqeshin të zbatonin qëllimet asimiluese, duke synuar të ndryshojnë sistemin tradicional e kombëtar të jetës, format e sistemit arsimor dhe ndikimet e besimeve fetare. Kështu vepruan romakët, bizantinët ortodokës e osmanlitë oriental. Në gjithë këta shekuj robërie, shqiptarët dhe gjuha shqipe ndalohej, ndiqej e ndëshkohej. Pushtuesit donin të bënin tjetërsim në vetëdijen shqiptare, se qëllimi i tyre nuk është vetëm okupimi hapësinor e fizik, por edhe ndryshim moral, me mjete dhune terrori e plaçkitje. Me këto forma veprimi planifikonin sundimin e egër, deri në dëbimin e shqiptarëve nga këto troje, aplikonin gjenocidin e pastrimin etnik, shkallën e holokaustit, zvogëlimin apo zhdukjen substanciale të qenies biologjike shqiptare. Historikisht është e njohur, se shqiptarët përveç trojeve etnike, më vazhdimësi kanë trashëguar, bartur në qenien e tyre, gjurmë nga tradita pozitive shpirtërore nga paraardhësit. Ata kanë bartur në vete besimet Ilire pagane e mitike. Kanë trashëguar vlerat pozitive shpirtërore të njohura nga shkenca e gjuhësisë, arkeologjisë, etnografisë e toponomastikës. Nga Ilirët janë trashëguara besime mitologjike e rrëfime mitike të cilat reflektojnë krijim të moralit dhe edukim të veçantë njerëzor, si atë për Kadmin bir mbretëror fenikas, themeluesin e qytetit Teba dhe zënia vend në Iliri, ku u lind biri i tij Iliosi, mori atributet e gjarprit, nga fëmijët e të cilit dolën fiset ilire. Besimi në kulte hyjnore luftarake, flijimet e sakrificat përkushtuese, të cilat edhe në kohën tonë i hasim në gjurmët e Desaretit në Korçë, ku nga iliret në emër të fitores flijonin tre djem, tri vajza dhe tre desh, kështu vepronin në nderim të guximit të luftëtarëve.  Këtë trashëgimi e dëshmojnë ritet me përmbajtje nga lashtësia pagane siç është Tempulli i Dodonës, lisi i shenjët dhe emrat e hyjnive Diana, Ika, Jupiteri, Thana, Redoni  e te tjerë. Kultet të një edukimi respektiv Ilir vërehen edhe në stolitë arbërore në shenjat simbolike të kultit për diellin e hënën, të cilat edhe sot gratë mirditase e matjane, bartin vathë në formë gjysmhëne. Madje nga tradita thuhet se, fatin e gruas Ilirët e lidhnin me fatin e hënës. Fati i gruas respektohej nga shëndeti dhe lindja e fëmijëve. Besimi pagan, ritet e Buzmit, të Vitit të Ri, të Ditës së Zonjës /25 mars/, Të Shën Gjergjit /23 prill/,  Shën Gjonit /24 qershor/, ishin besime e rite pagane ilire, nga të cilat besohej se, me përmbushjen e tyre shtohen të korrat deri në të vjelat, e te vjelat deri në të mbjellat. Por, pas periodës Ilire, shqiptarët dhe trojet e tyre herë pas here ishin të pushtuar e të sunduar gjatë nga okupuesit perandorak, romakë, bizantin e osman. Asnjë nga okupuesit e ashpër shekullore, nuk arritën të hedhnin në pluhurin e kohës edukimin e lashtësisë nga ritet pagane, e as nuk arritën të zhdukin ndjenjat, tërësinë e traditës dhe simbolin e identitetit gjuhën e popullit etnik, pushtuesit, nuk arritën të dëmkosin dinitetin dhe krenarinë e të qenurit popull me veçori dalluese nga pushtuesit dhe moralit të tij të keq me shëmti dhune. Tek shqiptarët, vazhduesit e trashëgimisë ilire, mbetën gjurmët që simbolizojnë qenien e mëvehtësishme kombëtare, njerëzore e fetare. Kështu vazhdimësia shqiptare vërehet që nga perandoria romake, kur u ngritën vlera e edukimit fetar dhe u mundësua përhapja fetare e shpirtërore krishtenizmi, Me përkthimin e Biblës në greqishten. Shën Jeronimi ju mundësoi popujve evropian, që biblën ta kenë edhe të kenë edukim fetar në gjuhët e tyre. Ndërsa për përhapjen e krishterimin apostolik shqiptarët, Shën Flori e Shën Lauri, qe punuan dhe u martirizuan per krishtenizem, e të tjerë paraadhës tanë, ishin martirët e parë të krishtenizmit. Përkundër ndëshkimeve të ashpra, ndjekjes e dëbimit me dhunë nga trojet etnike, etniteti shqiptarë, popull i vazhdimësisë Ilire, në qenie mbante dhe bart brez pas brezi veçoritë karakteristike ilire përsosshmërinë e racës së përkryer njerëzore deri në ditët tona. Këto vlera e këto veçori dalluese shpirtërore që kishte ky popull, përkundër reprekursioneve i bartte në qenien e vet njerëzore. Pasardhësit e Ilirëve përjetuan shumë ndëshkime e pësime deri në ndjekje e dëbim nga trojet etnike, për çka disa herë përjetuan gjenocid etnik. Gjatë historisë së ndjekjes shqiptarët edhe në vendngulitjet e tyre në hapësira tjera si në Itali, Turqi e Dalmaci e më herët edhe në Vojvodinë, në troje ruse, bullgare e rumune, bartnin në qenien e vet shpirtërore e ndjenjën e trashëguar, mallin për trojet e veta, traditën e mënyrën e jetës, gjuhën dhe besimet e trashëguara të lashtësisë nga e kaluara.

Shkolla shqipe, edukimi e arsimimi shqiptar në të kaluarën shekullore kaloi furtuna e katrahura. Gjuha, libri dhe shkolla shqipe ishte synim ndalimi e ndëshkimi nga dhuna e kodifikuar e sistemeve okupuese. Këtë përcaktim pushtuesit e trojeve tona e vendosnin në sistem të ndjekjes e mallkimit të gjuhës e librit shqip. Ata mallkonin e ndjeknin bartësin shpirtëror të këtij materializimi në popullin shqiptarë. Pushtuesit e hutuar gënjenin vetveten se po arrijnë të bindin popullin, sistemet e tyre pushtuese, se shqipja nuk është gjuhë e arsimit, se ajo është gjuhë e varfër e me leksik të mangët, nuk është e pasur dhe nuk është e nivelit të mbulojë gjithë të arriturat arsimore, shkencore, shpirtërore, letrare e kulturore. Andaj, okupuesit perandorak e klasik, shqiptarëve ju impononin gjuhët e tyre, që përmes edukimit asimilues, natyrshëm të dominojë edukimit fetar shpirtëror joshqiptarë, të cilin e kushtëzonin përmes veprimit të dhunës e represionit. Formë me të cilën planifikonin më lehtë të arrihet asimilimi e tjetërsimi gradual i shqiptarëve dhe gjuhës shqipe. Masat administrative për mosdëgjueshmëri e mospërfillje nga shqiptarët, okupuesit i përshkallëzonin deri në ndëshkim material e fizik ndaj shqiptarëve të robëruar. Për mosnënshtrim e padëgjueshmëri merrej edhe masa e ndjekjes e dëbimit jashtë trojeve shqiptare. Kështu u veprua në vazhdimësi pesë shekuj, kështu u veprua edhe në kohën e Perandorisë Osmane, nga e cila vetëm në dhjetëvjetëshin e parë pas vdekjes së Skënderbeut, kryetrimit të Motit të Madh, osmanët detyrimish dëbuan jashtë trojeve etnike shqiptare,sidomos ne Kalabri e Sicili te Italise, qindra e mija shqiptarë. Natyrshëm, shqiptarët që pranonin  lojalitetin obligimet tatimore, ushtarake e fetare osmane madje edhe gjuhën turqishte, i nënshtroheshin proceseve për asimilim. Në këtë epokë të përhapjes së dhunshme të muslimanizmit sunit e shit me sektet shite. Në fazën e parë asimiluese në hapësirat shqiptare, reflekton qëllimi imponues, u ndërtuan shumë objekte fetare xhamia, tyrbe e teqe të ndryshme, të cilat u hapen, thuaja në të gjitha vendbanimet. Në vazhdimësi të kohës, në qendra e qytete më të mëdha, u hapën  Medrese të niveleve të ultë e të larta, deri ne Ruzhdije,gjimnaze të ulëta, në të cilat kryhej edukimi fetar oriental islam, gjithnjë me pikësynim të tjetërsimit substancial etnik me masa të denueshme ndaj gjuhës shqipes, historisë e traditës kombëtare shqiptare. Një veprim të tillë, osmanët nuk e impononin me të njëjtën masë edhe në hapësira tjera të okupuara me popullatë sllave apo përkatës të popujve dhe besimeve të tjera. Në këto rrethana rezistenca shqiptare për mbijetim kombëtar e fetar ishte e dukshme. Shqiptarët, ndër shekujt e okupimit, praktikisht u ndanë sipas përkatësisë fetare; në të krishter, ortodoks e shqiptarë të muslimanizuar. Në tempuj fetar të besimit të krishterë të perëndimit me qendër në Romë, apo krishter ortodoks të lindjes me qendër ne Stamboll. Nga rrezikimi i pushtetit okupues, familjet shqiptare të krishtera kryenin ritet fetare në msheftësi nga pushtuesi osman. Përveç edukimit fetar krishter, ku priftërinjt zhvillonin edhe veprimtari të edukimit kombëtar në gjuhën shqipe. Për shtrirje  të shqipes, predikuesit fetar, sidomos veprimtarët e alfabetit latin, përhapnin shkrime të shkurtra të shërbesave fetare në shqipen. Të kësaj kohe janë  edhe Dokumentet e Para të Gjuhës Shqipe, Formula e Pagëzimit /1446/, Fjalori i Arnold Vanharfit dhe Perikopeja e Engjëllit. Kurse më 1555 Gjon Buzuku botoi veprën e parë të edukimit e shërbimit fetar në gjuhën shqipe “Mesharin”, me të cilin krijohen hapësira për botimet e veprave, raporteve, relacioneve e dërgesave të tjera që luajtën rëndësi gjuhësore, letrare, fetare e historike të veprimtarëve fetar, ato i shkuan në alfabet latin. Këto krijime në kulturën historike e letërare shqiptare u njohen me emrin Letërsia e Vjetër Shqipe e Shkrimtarëve të Veriut. Ndërsa më vonë  në jug të Shqipërisë krijohet një krijimtari e frymës shqipe, por e shrkuar me alfabet arab, e cila në traditën historike të letërsisë shqipe do të njihet për Letërsi e Shkrimtarëve të Jugut apo Letërsia shqipe e shkrimtarëve Bejtexhi. Autorët e kësaj letërsie shkolloheshin në vende e shkolla orientale. Ndërsa veprimtarët fetarë të krishterë edhe më herët dhe në vazhdimësi shkolloheshin në Kolegje të ndryshme në Itali, më vonë edhe në kolegje e seminare peshkopale vendore si në Shkodër, Prizren e gjetiu. Në ato qendra gjatë shërbimeve fetare në kisha e famulli kishtare, ata mbanin letërkëmbime të shpeshta me të cilat njoftonin udhëheqësit e tyre fetar për gjendjen e rendë ekonomike dhe pozitën e palakmueshme të besimtarëve të krishterë shqiptar. Këto relacione, fatkeqësisht, me ardhjen e ndërrimet e shpeshta të pushtuesve shkatërrimtar material e shpirtëror, nuk lanë asgjë nga këto vlera dokumentare. Shkatërruan gjithë këto vlera e dokumente, që do të ishin dëshmi e kohërave dhe ngjarjeve nëpër të cilat ka kaluar populli ynë. Këto krijime letrare, që shërbenin për dokumente shërbyese fetare, atëherë edhe sot, paraqesin pasqyrë reale të gjendjes ekonomike e shpirtërore të popujve përgjithësisht, e shqiptarëve në veçanti. Por, këto kronika kanë edhe vlera të mëdha shkencore, fetare, letrare e shpirtërore, të cilat motivuan popullin, që përveç edukimit fetar, ofrojnë edhe njohuri nga e kaluara e vlerave pozitive morale të kohës, gjuhës, historisë e traditës kombëtare. Të njëkohshme janë  edhe shumë shkolla në hapësirën e trojeteve shqiptare, si shkolla të para parë shqipe në më 1258 shkolla shqipe në Shqipëri të veriut Ulqin 1258,dy shkolla në Durrës 1278,Tivar e Drisht. Pastaj,Elbasan e Dibër dhe shkolla tashmë e mirënjohur në hapësirat kosovare në Stubëll,  e cila punoi që nga 1584, dhe vazhdoi së vepruari edhe më 1846 në kohën e persekutimit masiv të stubllasëve, ajo mbyllet dhe rihapet prapë më 1872, shkollë e cila përmendet, mori nam dhe njihet edhe më 1905 me famullitarin, mësuesin e atëhershëm atdhetarin Mikel Tarabulluzin, që në historinë e shkollës shqipe zë një vend ndër mësuesit e mëdhenj në historikun e shkollës shqipe dhe në personalitetet me merita kombëtare shqiptare. Po kështu është edhe simotra e saj, Shkolla e Janjevës 1665, me mësuesit Pjetër Mazreku, Vinqens Matoviqin e Gjon Bogdanin, shkolla të cilat asaj kohe ishin të zyrtarizuara. Në shkollën e Janjevës është mësuar shkrimi-leximi, mësimet e krishtera e lëndë të tejra, nxënësit e kësaj shkolle janë përgatitur për kolexhe. Në këtë shkollë ka ekzistuar biblioteka e pasur edhe me botime shqipe e cila më vonë është djegur. Shkollë shqipe në Janjevë ka punuar edhe mes dy luftërave botërore. Në hapësirat shqiptare kishte edhe shkolla të tjera në të cilat bashkë me nxënësit e etnive tjera mësonin nxënës shqiptarë. Mocanike e përafërt me kohën 1750, është edhe qendra shkollore e njohur me emrin “Akademia e Re” e njohur në historikun e shkollës e kulturës shqipe “Voskopoja dhe nxënësit e saj”. Në gjitha këto shkolla të karakterit fetar, në të cilat përveç mësimeve fetare, merreshin njohuri edhe nga lëndët tjera jofetare laike, nga dituritë shkencore të kohës, nga të cilët nxënësit aftësoheshin për veprimtari shkencore, letrare, artizanatët, artit dhe shoqërisë, nxënësit e këtyre shkollave, më vonë bëhen veprimtarë të rezistencës antiosmane. Gjithë kjo veprimtari e rezistencës shqiptare në shkollat e njohura në kishtat katolike të Kosovës, si në Prizren, Pejë, Gjakovë Zym, Janjevë dhe Stubëll, përgatiten  gjenerata që ruanin identitetin, gjuhën dhe krenarinë kombëtare shqiptare. Këto shkolla bëhen vatra të edukimit dhe arsimimit, përshkallëzojnë ngitjen e vetëdijes kombëtare. Këto shkolla që evituan ndarjen dhe bashkuan shqiptarët e gjitha besimeve, që të mësojnë  bashkarisht shqiptarë mysliman e të krishter. Këto shkolla marrin formë dhe përmbajtje të drejtë kombëtare në shekullin 19, me Rilindjen Kombëtare Shqiptare, formimin historik, letrar, arsimor në trojet etnogjeografike të shqiptarëve, por edhe nëpër vendet ku shqiptarët ishin vendosur pas shpërnguljeve të mëdha. Në vazhdimësi të këtyre zhvillimeve e moteve, në Kosovë dallohet mësuesi Atë Shtjefen Gjeçovi i cili përveç emisionit fetar, njihet edhe për letrar, arkeolog, etnograf e mbi të gjitha arsimdashës. Shtjefen Gjeçovi gjatë shtegtimeve në shërbimet fetare anë e kënd trojeve shqiptare, në 19 vende, përveç shërbimeve fetare, ai me fëmijët shqiptarë punoi edhe mësues i shkollës laike, nxënës të Tij ishin fëmijët nga të gjitha besimet fetare të shqiptarëve. Me këto veprimtari letrare, arsimore e kombëtare ai ngjalli ndjenjën kombëtare për liri, mëvehtësim e shtetëzim të shqiptarëve. Të kësaj lëvizjeje kombëtare janë edhe shumë personalitete, grupe atdhetarësh, shoqata e shoqëri shqiptare jashtë trojeve etnike, madje edhe në qendrat e perandorisë osmane, ku ishin vendosur shqiptarët pas largimit nga dhuna e pushtuesit osman. Sundim, i cili gjatë pamundësoi veprim kombëtar në trojet shqiptare. Por, veprimtarët e sakrificës kombëtare  zhvillonin veprimtaritë e tyre atdhetare të kohës edhe në mjedise e troje shqiptare, për këtë veçohen shoqëritë, shoqatat e gazetat në Shkodër e Manastir, si edhe ato të Stambollit, Bukureshtit, Kairos dhe në Itali. Veprimtarët e këtyre subjekteve jashtë atdheut në klube e shoqëri shqiptare me veprat, tekstet dhe gazetat e tyre, mbajnë dhe ushqejnë frymën kombëtare. Siç është Kolegji Shën Mitër Koronës i Jeronim De Radës në Kozencë të Italisë, hapja e katedrës së gjuhës shqipe dhe Dy Kongrsest e tij për gjuhën shqipe. Në këtë kohë, e nga këto qendra, u ndez stralli edhe për veprime ushtarake antiosmane më Lidhjen Shqiptare të Prizrenit/1878-1881/, e cila përkundër shuarje  me dhunë nga forcat osmane, te shqiptarët nuk u shua ndjenja e luftës si formë dhe mjet për realizimin e kërkesave të drejta historike, kombëtare e njerëzore. Nga shqiptarët e shkolluar jashtë atdheut, në këtë kohë, filloi hapja e shkollave kombëtare në trojet shqiptare, Më 7 mars 1887 u hap Shkolla e Korçës dhe disa të tjerave, në të cilat mësimin e zhvillonin mësuesit e patriotët mëdhej  shqiptar. Në këtë shkollë mësoheshin lëndët: Shkrim, Këndim, Gjuhë shqipe,Gramatikë Shqipe, Histori e Shqipërisë, Gjeografi, Aritmetikë, Muzikë, Këngë etj. Mësuesit e saj ishin atdhetarët  e rilindjes  sonë kombëtare Pandeli Sotiri ishte mësues i popullit nxënës i Koto Hoxhit, i vrarë në Stamboll nga armiqtë e çështjes shqiptare. Koto Hoxhi veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare, mësues në shkollën greke, fshehurazi jepte shqipen në shkollën e Gjirokastrës, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçe, Thoma Avrami, Balil Tahiri etj. Drejtor i parë i kësaj shkolle u zgjodh u zgjodh Petro Nini Luarasi, një nga figurat  kryesore të kohës, veprimtar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, publicist dhe pegadog, Ai mëtoi mësimin e gjuhës shqipe në fshatra të ndryshëm të Shqipërisë, hapi shkollën e parë shqipe në Ersekë dhe në krahinën e Kolonjës. Shkolla e Korçës punoi e veproi 15 vjet. Kjo shkollë në fillim të shek. 20. kishte 6 klasë, kur Turqia e mbylli më 1902 dhe u rihap më 1908. Këtë shkollë që kur u hap më 1887, si edhe shkollat të tjera në vazhdimësi, i ndihmonin veprimtarët atdhetarë, shoqatat dhe shoqërit atdhetare shqiptare dhe kishin ndikim në organizim të procesit mësimor, në sigurimin e mësuesve, teksteve mësimore dhe mjete materiale. Një nga misimtyarët për hapjen e shkollës shqipe është edhe Parashqevi Qiriazi, atdhetarree e  veprimtare e shquar e cila punoi në arsimin e gruas shqiptare. Ajo ka botuar edhe  librin e saj “Abetare për shkollat e para” dhe ka vend miritor në historikun e shkollës shqipe e para grua dhe aotore e teksteve shkollore. Për këtë veçohen vëllezërit Naim e Samiu Frashëri, Vreto, Kristoforidhi e të tjerë nga Shoqëria Shqiptare e Stambollit, të cilët këshilluan, hartuan tekste dhe ndihmuan pa ndërprerë. Këta arsimdashës shkolles së Korçës i ndihmuan me tekste e mjete financiare. Në krah të kësaj veprimtarie arsimore u angazhuan edhe atdhetarët e shoqërive tjera shqiptare, si ajo e Manastirit, Bukureshtit dhe Korçës. Korçarët materialisht ndihmuan shkollën e tyre, Diamandi Terpo lëshoi shtëpinë për shkollën, i cili pas vdekjes kësaj shkolle i dhuroi gjithë pasurinë e fituar në Bukuresht. Pas shkollës së Korçës u hapen shkolla edhe në Pogradec 1887, Elbasan, Treskë, Leskovik, Kolonjë, Ohër 1887, Prizren 1889 etj. Shumë nga mësuesit patriot ranë dëshmorë nga armiqtë shqiptarë të cilët mësuesit shqiptarë i kishin halë në sy. Vrasjet prapa shpine martirizuan mësuesit tanë kombëtar Petro Nini Luarasin. Pandeli Sotirin, Papa Kristo Negovanin, Naum Veqilhaxhit, At Shtjefen Gjeçovin, në vazhdimësi të kohës deri në ditët tona, kur okupuesi serb vrau  mësuesin Halit Gecit 1998 në Llaushë. Për shkollën shqipe e liri të Kosovës ranë  shumë mësues, student e nxënës të tjerë të shkollës shqipe. Këto vrasje antishqiptare synonin që te shqiptarët ta vrasin ndjenjën e dashurisë ndaj popullit e atdheut. Ta vrasin dashurinë shqiptare për shkollën, gjuhën dhe librin shqip. Përkundrazi, veprimet e tilla te shqiptarët këtë ndjenjë vetëm sa e rrisnin, e forconin dhe e zgjeronin edhe më shumë. Kështu, që në fundshekullin 19-të në Korçë më 1891 u hap për herë të parë edhe shkolla e vajzave. Më 1892 u hapën shkolla në Luaras, Selenicë e katër të tjera në Gostivishtë, Rehovë, Vodicë dhe Treskë. Më 1900 u hapen shkolla në Zadrimë, Durrës, Tiranë, Vlorë etj. Që nga fundshekulli 19 e fillimi i shek. 20 u hapen shkolla edhe në Kosovë, si në Gjakovë, Pejë, Stubëll, Gjilan, Mitrovicë, Zym e etj. Para vitit 1908 dhe  të kësaj kohë janë edhe shkolla e Buletinit 1899 dhe e Prizrenit 1901 në të cilat frymonte ndjenjë e fortë kombëtare shqiptare, nxënësit merrnin njohuri nga tekstet shkollore të autorëve shqiptarë dhe zhvillimin e procesit mësimor mbahej në gjuhën shqipe. Kur erdhën xhonturqit në pushtet 1908-1912. Përkundër premtimeve për liri të fjalës, shkollimit dhe organizimi shqiptarëve, nuk iu dha e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe. Megjithatë, fëmijët shqiptarë largoheshin nga mejtepet dhe Skolitë greke, sepse aty, ata përjetonin ndëshkime të rënda fizike e shpirtërore nga hoxhët e dhaskalit antishqiptarë. Kongresi i shkronjave të shqipës në  Manastir, luftohej nga politika osmane dhe ajo ortodokse greke, me të vetmin qëllim, që shqiptarët mos të krijojnë alfabet libër kombëtar. Përball kësaj shqiptarët organizuan mitingje e protesta për mbrojtjen e alfabetit të shqipes. Në Berat masa shqiptare dogji abetaren me shkronja turke-arabe, ndërsa në Korçë protestuesit shqiptar kënduan këngën e alfabetit të shkuar nga mësuesja Parashqevi Qiriazi. Këto ngjarje reflektuan në hapjen e Normales së Elbasanit 1909, e cila përkundër vendimit të Kongresit të Elbasanit, që mësimi në Normalen e Elbasanit të fillon kah mesi i shtatorit 1909, për shkaqe e rrethanave të krijuara, mësimi filloi më 1 dhjetor 1909, dhe përfshiu nxënës nga gjitha trojet shqiptare. Hasan Prishtina bëri sakrificë të madhe, ai arriti që në këtë shkollë të parë shqipe të mësuesisë të përfshij më shumë se 50 nxënës kosovarë nga Prishtina, Peja, Gjakova, Shkupi, Dibra e vende të tjera. Drejtori i parë i saj ishte Luigj Gurakuqi e mësimdhënësit, Sotir Peci, Aleksandër Xhuvani, Petër Dodbiba, Hasan Mezja, Simon Shuteriqi, Dhimitër Papakristo e të tjerë. Gurakuqi në hapje e parë të provimeve publike në këtë shkollë, para nxënësve, prindërve e qytetarëve entuziast tha: “Po gëzohem t’u diftoj o zotni të ndershëm, se puna me ndihmen e atdhesisë i kapërceu shpresat tona. Kjo shkollë u hap me vetëm 50 nxanës, sot ka 150 të ndarë në katër klasa. Nuk ka kënd të Shqipnisë të mos ketë këtu përfaqësuesin e vet”.  Plakut të Maleve, kur i treguan, se po hapen shkolla shqipe, Normalja e Elbasanit. Se në këtë shkollë përgatiten mësues shqiptar dhe se shqipja do të bëhet gjuhë e shkollimit të fëmijëve tanë, përkundër zëmres së madh prej trimi, u provokua nga emocionet e ndjenjës së fortë për kombin dhe gjuhën e tij, qau me lot nga gëzimi.

Më 1910 në Kosovë gjonturqit kryen ndëshkime kundër shqiptarëve, ata u hodhën edhe kundër lëvizjes arsimore. Përveç se mbyllën klube, gazeta e shoqëri shqiptare, ata mbyllën edhe Normalen e Elbasanit, arrestuan intelektual e mësues atdhetar të dalluar, Fehmi Zavalanin, Mihal Gramenon, Sami Pojanin, Kundër këtyre veprimeve turke, reaguan shoqëritë e gazetat shqiptare jashtë atdheut, ato demaskuan qëllimet e veprimeve barbare turke. Për ta qetësuar këtë ashpërsi konflikti me shqiptarët, turqit dërgojnë emisarë që të flasin me shqiptarët, duke ju premtuar se shkollat fillore në Shqipëri, mësimin mund t’i zhvillojnë në gjuhën shqipe. “Gjuha shqipe do të marrë një trajtë e fytyrë të përbashkme”. Në vazhdim Normalen Elbasanit e udhëhoqi Aleksandër Xhuvani, Sali Ceka dhe pedagogët e shquar Sotir Peci, Kristaq Cipo, Simon Shuteriqi e të tjerë

                     Në  trevat tjera etnike shqiptare, pas krijimit artificial të Mbretërisë SKS 1913-1939, politika gllabëruese pansllaviste përfshiu hapësirat shqiptare Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi të sotshëm. Fuqitë e madha botërore i dhanë dorë Serbisë për çkombëtarizimin dhe dëbimin e shqiptarëve. Zyrtarizuan shkëputjen e mejtepeve dhe medreseve të mësimit fetar, edhe pse ato mbrënda shkollave të posa hapura në gjuhën serbe vazhduan zhvillimin e procesit edukatv-arsimor fetar mysliman vetëm për fëmijët shqiptar. Ndërsa në emër të një “Reforma agrare”, Serbia sipas projekteve gjenocitale për dëbimin e shqiptarëve nga trojet etnike, grabiti nga shqiptarët e Kosovës 200.000 hektarë tokë, ku instaloi kolonistë 14.000 familje me 60.000 kolonë serbë. Deri sa në shtetin historik të shqiptarëve kjo ecje e sigurt në kohë, formësoi e shtresoi vetëdijen kombëtare të shqiptarëve për ecje kah shtetëzimi i Shqipërisë. Vizionarët e kësaj lëvizje kombëtare shqiptare, ishin mësuesit dhe shkrimtarët e mëdhenj shqiptarë, radhët e të cilëve shtoheshin e përshkallëzonin ecjen përpara të çështjes shqiptare. Për këtë ecje, nevojë e arsyeshëm dhe e domosdoshme ishte unifikimi i alfabetit të gjuhës shqipe, përpjekje e kahmotshme e Rilindasve tanë të mëdhej, do të mundësojë drejtëkuptimin e krijimtarisë shpirtërore të kohës. Kjo aspiratë shqiptare në fillim shekullit 20-të 1908, do të jetë  ndër ngjarjet më të rëndësishme kombëtare, jo vetëm letrare e arsimore, por edhe historike e kombëtare, pas të cilës pasojnë shumë ngjarje historike të ecjes shqiptare deri në shpalljen e Pavarësisë 1912. Formimin e bazës së shtetësisë historike e zyrtare, të quajtur Shqipëria londineze, Shqipëria historike ose  Shqipëria Zyrtare apo Shqipëria andej Drinit. Përkundër shkallmimit etnogjeografik të më shumë se gjysmës së trojeve të atëhershme etnike shqiptare jashtë shtetit. Shteti shqiptar krijoi bazament për zhvillimet shoqërore, ekonomike e shoqërore. Tfilluan ecjet kulturore, historike e arsimore të shqiptarëve. U hapen shumë shkolla të niveleve të ndryshme e mjedise të shumta shqiptare. U shtrua baza arsimore që garantoi e plotësoi parakushtet e zhvillimeve tjera shtetërore e kombëtare. Në qendra të mëdha si Shkodër, Tiranë, Elbasan, Prizren, Korçë e Gjirokastër u hapen kolegje të niveleve të ultë dhe shkolla laike. Ndërkohë merr hov lëvizja për shkollat dhe gazetat shqipe në trojet  shqiptare. E kundërta ndodh në trojet tjera etnike të mbetura jashtë Shqipërisë zyrtare, si hapësirat shqiptare në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, që sundoheshin nga kralji serbë, apo Qameria e trojet tjera etnike shqiptare në Greqi.

Popullata shqiptare e këtyre trojeve jashtë shteti historik, jo që nuk përjetoi ecjen shtetërore kombëtare, por iu nënshtrua dhunës së okupuesve të rinj, të ortodoksëve sllavë e grekër. Shqiptarëve të okupuar për gjatë kohë nuk ju pengua arsimimin fetarë në mejtepe e medrese, të cilat vet shteti serb i financonte dhe i mbante në mbikqyerje të rreptë, si Medresenë e Madhe të Shkupit, e cila financohej e administrohej nga shteti. Shteti i mbretërisë SKS për ta mbajtur më të sigurt nën kontroll popullatën shqiptare, imamët e xhamive i zyrtarizoi për “Imam Shtetëror”, ata i financonte me paga të majme, duke pritur nga imamët, që këtë shpërblim ta shpagonin me shërbime të dobishme ndaj shtetit dhe mbretërisë SKS. Në këtë periodë të sundimit serbë, shqiptarët kishin vetëm shkolla shtetërore me “dhaskal” serbë të cilët procesin mësimor e mbanin me programe e  tekste në gjuhën serbe. Për dallim nga nxënësit serbë, nxënësit shqiptarë kishin edhe një peshë rënduese më shumë, lëndën e edukimit fetar mysliman, e cila i peshonte mbi ndjenjën, gjuhën dhe moralin kombëtar shqiptar. Ky rrjet shkollor kishte shtrirje të mjaftueshme dhe në proporcion me nevojat e kërkesat e projekteve serbe për çkomtarizimin e shqiptarëve, në bashkëveprim me dhunën politike, kombëtare, njerëzore e shpirtërore, e zyrtarizuar nga shteti serb, kryente gjenocid të ngadalshëm duke pastruar këto hapësira etnogjeografike nga shqiptarët. Kështu, mbretëria serbe-kroate-sllovene vazhdoi deri më 1941. Në këtë meskohë të shkurtër 1941-1944, përkundër okupimit, shumica shqiptare edhe pse me një rezervë, pranuan administratën e pushtuesit fashist, i cili hapi shkolla shqipe nivelesh të ndryshme. Lejoi përdorimin e flamurit kombëtar edhe pse me dekor ideologjik, Sëpatën e Likenit. Lejoi gjuhën shqipe në adminsitartë, që joshën shqiptarët liridashës. Përkundër mungesës së kuadrit arsimore, në shumë mjedise e banime shqiptare, u hap një rrjet shkollash fillore shqipe dhe Gjimnazi “Sami Frashri” në Prishtinë. Mësimdhënës në këto shkolla, punuan pak të arsimuarve shqiptarë që ishin në Kosovë. Shumica tjetër me iniciativën e Ministrisë së Mbretërisë Shqiptare, erdhën mbi 300 mësues nga Shqipëria, të cilët bashkë me patriotët intelektual kosovarë, një numër nga të cilët kishin vetëm shkollim fetar mysliman ndershmërisht kryen detyrën e arsimtarit në këto shkolla shqipe. Për herë të parë nxënësve shqiptare nga Kosova, ju mundësua të mësonin me tekstet, planprograme shqiptare dhe të dëgjonin mësim në gjuhën e tyre shqipe. Numri më i madh i këtyre mësimdhënësve, por edhe i nxënësve nga këto shkolla, sidomos ata të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, reflektuan kombëtarisht edhe gjatë luftës së dytë, u kundërvuan ushtarakisht komunistëve, dolën në krahun e NDSH për shtet Nacional Demokratik Shqiptar.

            Pas përfundimit të Luftës Nacional Çlirimtare 1941-1945, dhe vendosjes së sistemit Komunist sllav në hapësirat e aneksuara shqiptare. Komunistët Jugosllav bënë thermimin e këtyre trevave etnike shqiptare në Republikën e Serbisë përfshinë edhe Kosovën si njësi autonome, Kosovën Veriore në Serbinë e ngushtë, Pollogun dhe trevat tjera shqiptare nën administrimin e Maqedonisë dhe Ulqinin, Tivarin Krajen, Shestanin, Vuthaj, Hotin e Grudën në qeverisjen e Malit të Zi. Në emër të një barazie nacionale dhe të drejtave kombëtare, në shumë mjedise e vendbanime shqiptare në Kosovë u hapen shkolla fillore me mësim në gjuhën shqipe. Ndërsa në qytetet më të mëdha u hapen edhe shkollat e para të mesme. Të njëjtat nuk u hapën edhe në trevat të tejra shqiptare jashtë Kosovës. Kuadri mësimdhënës në këtë rrjetë shkollor ishte vendor, me plotësim nga mësimdhënësit shqiptarë të huazuar nga Shqipëria. Nga në gjitha periodat e nevojshëm për ne në Kosovë, madje edhe pas luftës së dytë botërore, Shqipëria ofroi ndihmë të madhe kadrovike në edukimin kombëtar të brezave të para shqiptare të pasluftës deri më 1948. deri sa marrëdhëniet diplomatike e ndërshtetërore ishin të afërta. Në gjithë këtë sistem arsimor, ishin angazhuar dhe bartnin peshën edukative-arsimore, kuadri mësimdhënës aktual vendor, nga të cilët shumica ishin shkolluar në mederset e mejtepet e ndryshme, apo me vetëm shkollim fillor. Aktualisht arsimi dhe edukimi shkonte në drejtimin e veprimit të  filozofisë politike në frymën e shtetit komunist jugosllav dhe internacionalizmit proletar. Qëllimi kryesor i edukimit të nxënësve në këto shkolla ishte fshirja e ndjenjës kombëtare, fetare, njerëzore e historike. Krijimi i personalitetit të nxënësve me ndjenja të topitura kombëtare e fetare, të edukuar në frymën materializmit dialektik proletar ateist, me kushtëzim ndalim dallimit të përkatësisë kombëtare, fetare e gjuhësore a regjionale. Nga këto shkolla lypsej, që nxënësi të dal individ inert, kozmopolit, artificial, që nuk frymon jashtë aspiratës komuniste. Përkundër këtyre qëllimeve negative, politika administrative shtetërore titiste, ndërmori kufizimeve  të denueshme kombëtare e historike në edukim e arsimim të të rinjve shqiptar. Kjo filozofi politike frikësohej nga arsimimi masiv i shqiptarëve. Politika mbikqyerte e përcillte me vëmendje çdo lëvizje të mundshme në drejtim të kombëtares. Andaj, menjëherë pas 1948, kur u prishën raportet ndërshtetërore Shqipëri-Jugosllavi, shkolla shqipe u vu në objektivat e mbikqyerjes së rreptë administrative e shtetërore. Filluan kufizimet e rrjetit shkollor, mbyllja e njësive dhe niveleve shkollore në gjuhen shqipe. Mbylleshin veçmas niveli i dytë i shkollave fillore, nga klasa e V deri në klasën e VIII të shkollimit fillor, kjo politikë ant-ishqiptare e komunistëve sërbë me ketë arrinte efektet e shkëputjes së hallkës së shkollimit nga shkolla fillore n ë nivelin e shkollimit të mesëm, për të pamundësuar nxësëve shqiptar vazhdimin  në shkollimin e mesëm. Përveç kontrollimit e mbikqyerjes së shkollës shqipe nga autoritetet serbe, tani nxënësit shqiptar shërbeheshin me tekste me përmbajtje lëndore e mësimore të përkthyera nga serbishtja. Në këtë kohë theksueshëm venerohet ndjekja, arrestimi  e largimi i mësimdhënësve shqiptarë, të cilët edhe në këto rrethana sakrifikonin të gjenin forma që të thonë diç para nxënësve për gjuhën, historinë, trojet dhe popullin shqiptarë. Kjo është koha kur pushteti komunist sllav, rikonfirmoi projektet e kaluara serbe dhe hartoi projekte të reja për dëbimin e popullatës shqiptare jashtë trojeve etnike. Shteti Jugosllav, përkundër propogadës për liri dhe të drejta kombëtare, për gjithë qytetarët që jetojnë në Jugosllavi, shqiptarëve më presion shpirtëror e material ju pamundësonte qëndrimin në hapësirat stërgjyshore. Hapin e parë që ndërmori ishte kufizimi në arsimim. Këtë kufizim e zbatonte duke shtypur e ndjekur me dhunë individ e grupe shqiptare që ishin më të theksuar në lëvizjet pozitive në drejtim të kombëtares. Pas vitit  1950, shteti, gjëja në mungesë të mjeteve financiare, me arsyetim se në gjuhën shqipe mungon edhe kuadri mësimdhënës, zyrtarizoi mbylljen e shumë shkollave shqipe, duke preferuar se shqiptarët mund të mësojnë në gjuhen serbe. Me arsyetim se shkollimi në gjuhën serbe, atyre ju mundëson inkuadrim e integrim komunikimi të gjerë jugosllav, të cilin shkollimi në gjuhën shqipe, këtë mundësi jua kufizon. Shqiptarët në trojet etnike tjera si në Kosovën Veriore, të administruar nga Serbia, Pollogu dhe trojet tjera shqiptare të qeverisura nga Maqedonia dhe viset shqiptare të sunduara nga Mali i Zi, kishin vetëm shkolla të ulta fillore apo edhe ndonjë shkollë tetëvjeçare në gjuhën shqipe, pa asnjë shkollë të mesme të përgjithshme,  apo profesionale. Nxënësit shqiptarë në hapësirat shqiptare të Maqedonisë, të vetmen mundësi për vazhdimin e shkollimit të mesëm në gjuhën amëtare e kishin gjimnazin e Shkupit dhe një numër të kufizuar nxënësish që shkolloheshin në Kosovë. Ndërsa shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe ata të Malit të Zi, nuk kishin asnjë shkollë të mesme në gjuhën shqipe. Nxënësit shqiptarë nga këto hapësira etnike shqiptare të vetmen mundësi për shkollim të mesëm kishin ardhjen e tyre në shkollat e mesme në Kosovë.  

            Ndjenjën kombëtare, për shqiptarët e mbetur në jugosllavi e kishin të kufizuara me masa të ndalimit të kodifikuara me ligjet diskriminuese Jugosllave. Shqiptarët këtë ndjenjë të bashkimit kombëtar e ushqenin nga e kaluara historike deri në luftën e fundit çlirimtare, nga e cila ishin ndarë të tradhtuar. Andaj, ata pak mësues e personalitete të arsimuara, në forma e mënyra të ndryshme, kultivonin ndër breza ndjenjën kombëtare shqiptare, gjuhën, historinë dhe traditën e lavdishme shqiptare. Këtë ndjenjë e forconin përmes sakrificës komunikuese të ndaluar me shtetin amë Shqipërinë, Komunikimi me Shqipërinë ishte i kufizuar, me rrezikim shfrytëzohej dëgjimi i Radios, marrja e ndonjë vepre letrare, historike, gazete apo reviste. Atdhetarët shqiptarë në Kosovë për kombëtaren flisnin vetëm në takime të mundshme, personale, grupe të kufizuara, në dasma, raste vdekjeje e ndeja të ndryshme, përmes këndimit të këngëve historike për ngjarjet e personalitetet e mdha kombëtare, komenteve, kallëzimeve e bisedave për personalitetet e ngjarjet historike. Këto forma e mbanin gjallë dhe e forconin ndjenje kombëtare e cila rrezikohej nga barbaria komuniste mesjetare serbe dhe arsimimi që behje nën rrogoz. Kjo dhunë provokoi të rinjt,  dhe i shtyri ata të sakrifikojnë rininë, shëndetin e jetën e tyre. Ata atdhetarë i hyjnë guximshëm organizimit antiserbë, për të shpëtuar kërcnimin e vlerave kombëtare shqiptare. Kjo sakrificë titanike ishte hallkë e cila nuk lejoi shkëputjen e vargonit nga vlerat e kaluara pozitive kombëtare. Kjo rezistencë aktive e shqiptarëve tronditi dhe e shqetësoi sistemin e dhunës administrative të pushtetit serbë. Pushtet që vendosi në objektiv thuaja çdo shqiptarë, nga fshatari inteligjent që edhe me shpotit e veta thumbonte sistemin shtetëror. Mësuesit atdhetarë që nuk i kursenin aftësitë e dijen e tyre,  të flasin para nxënësve dhe popullit për vlerat historike e shpirtërore kombëtare duke thumbuar sistemin komunist, politikën sllave dhe bartësit e saj e deri te personalitet në nivele të larta shtetërore jugosllave.

            Koha e represionit, ndaj shkollës shqipe në Kosovë e treva tjera shqiptare në ish-jugosllavi, ndërroi forma veprimi dhe u ashpërsua shumë. Meqë nuk u arrit mbyllja e shkollave shqipe në vitin 1950, filloi represioni policor ndaj shqiptarëve, ata trajtoheshin për çdo gjë, në emër te dyshimit të bazuar, se po bëjnë propogadë armiqësore për shkëputje nga Jugosllavia dhe bashkimin me Shqipërinë, dhe po organizonin veprime antishtetërore, arrestoheshin e dënoheshin me vite e dekada në kazamatët serbe. Për ta mbushur kupën e helmit,  UDB-ja e dalur nga OZNA e dikurshëm policore ushtarake, arrestonte shqiptarët pavarësisht nivelit arsimor e shkallës së përgjegjësisë, nga pjesa fshatare, apo nëpunës e funksionarë shqiptarë që kryenin detyra e funksione në pushtetin Jugosllav. Për të qenë dhuna masive e dukshme për gjithë shqiptarët, UDB-ja me ndihmën e pushtetit komunist, në dimrin e 1955/56 në gjithë hapësirën shqiptare në Kosovë organizoi Aksionin për Mbledhjen e Armëve, në të cilin policia jugosllave rrahu e malltretoi mija shqiptarë të pafajëshëm, në shumë mjedise shqiptare, nga këto tortura pati edhe edhe të mbytur. Arsyetimi i UDB-së për këtë veprim zyrtar të dhunës shtetërore ishte, se shqiptarët në Kosovë kanë shumë armë dhe janë në organizim të një kryengritjeje të armatosur. Kështu thuhej në arsyetimin zyrtar, kurse esenca e këtij veprimi ishte futja e frikës te masat shqiptare, të cilët pas rikonformimit të Marrëveshjes së Qubrilloviqit /1958/, shteti jugosllav përgatiste dëbim masiv të shqiptarëve në Turqi. Pas Aksionit të Armëve 1955/56, qindra e mija familje shqiptare morën rrugën e dëbimit për Turqi. Me mija familje shqiptare, kaluan në Maqedoni, nga ku, politika sllave dhe pushteti ju lehtësonte të vazhdojnë shpërnguljen në Turqi. Andaj, që nga ato vite, kemi shumë familje kosovare që tash jetojnë ne qytetet e fshatra shqiptare të Maqedonisë. Kjo dekadë njihet për tensionin e dhunës shtetërore antishqiptare në Kosovë.

Shkolla shqiptare në Kosovë, më ashpër se çdo veprimtari tjetër e dhjetëvjetëshit të parë të pasluftës 1945/55, por edhe më vonë deri më 1966, ishte në objektivin e organeve të UDB-së. Ajo mbiqyrte gjithë nxënësit e studentët shqiptarë, qoftë edhe ata që studionin në qendrat universitare jashtë Kosovës. Mbikëqyrej teksti mësimore, çanta e nxënësve, madje veshja, biseda e lëvizja e mësuesve dhe prindërve. Mbikqyreje çdo gjë që nga shkolla fillore e deri edhe ata pak student, që ishin në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë 1958, dhe disa qindra student të tjerë në fillimin e punës së Fakultetit Filozofik, Ekonomik-Juridik, 1960 dhe atë Teknik. Në degët e të cilëve mësimin e zhvillonin gadi kryesisht profesorët serbe, me përjashtim të Katedrës së Gjuhës e Letërsisë Shqiptare, në të cilët programet studimore nga Letërsia shqiptare ishin të kufizuara, nga ishin ndaluar shkrimtarët nga tradita, dhe ata të kohës që krijonin në shtetin zyrtar në Shqipëri. Kurse në ketë katedër për studentët shqiptarë ishte obligartive Gjuha e Sotme Serbe dhe Letërsia Jugosllave. Këto vite, para Plenumit të Brioneve 1966, kur bije e ndëshkohet rrejti UDB-së së Rankoviqit, jo pse kishin kryer veprimet kriminele e dhunë gjenocitale ndaj shqiptarëve, por pse kishte rrezikuar sistemin komunist dhe vet Titon, UDB-ja. Për të dytën here 1964 arrestoi Adem Demaçin, thesarin e vlerave politike kombëtare shqiptare, me bashkëpunëtorë, mes tyre edhe nxënësin Zeqir Gërvalla me shokë të tjerë. Rrëzimi i këtij aparati të dhunës nga komunistet e Titos, ndoshta i shpëtoi nga dhuna që përgatitët UDB-ja edhe ndaj disa popujt tjerë joserbë si Boshnjakët, ndëshkimet politike të udhëheqësve kroatë edhe pse bashkë me sllovenët tradicionalisht kishin ndërtuar krijesën Jugosllave serbe-kroate-sllovene, dhe të njëjtit krijonin boshtin e tashëm të qeverisjes në Jugosllavinë komuniste federative të Titos. Andaj. Trup i huaj e mish dhie në shtetin aktual, që prishte rehatinë ortodokse komuniste, që ky sistem shtetëror i kishte “kryp në sy”, ishin shqiptarët. Shkollimin e të cilëve qeveritarët e shihnin për gabim të bërë nga e kaluara qeverisëse. Mu për këtë, gjithë ky sistem administrativ, politik e ushtarak, ishte drejtuar që sa të jetë e mundur të korrigjojë gabimet e së kaluarës së afërt. Të cilat mendohej se mund t’i arrinte me trysni e represion politik, ekonomik e shpirtëror. Pas Aksionit të Armëve, për disa vjet, pushteti zyrtarizoi në nivel të sistemit e kodifikoi me ligje diskriminuese masat e kontrollit dhe mbikqyerjes ndaj shqiptarëve. Zyrtarisht administrata shtetërore luftonte çdo vlerë shpirtërore e materiale shqiptare që mund të aktualizohet në Kosovë. Këto vite ndiqen, arrestohen, dënohen e persekutohen shumë shqiptarët, të cilët në një formë apo tjetër, tentojnë të qesin ne spikamë vlerat pozitive shqiptare. Dënohen gjithë ata që në procesin e mësimdhënies shpjegojnë vlera kombëtare, historike, letrare-artistike shqiptare. Me një fjalë, nga parregullësit e pa ligjësistë krijohen ligje për rregullimin diskriminues ndaj gjithë shqiptarëve, që me këto vlera kombëtare e njerëzore “indoktrinojnë” të rinjtë. Gjitha këto veprime u bënë të ligjshme dhe fajësonin shtresa e kategori shqiptarësh. Veçmas karakterizohej ndjekja e nxënësve, mësuesve e mësimdhënësve shqiptarë. Thjeshtë, ndiqej çdo shqiptarë në nivele e mjedise të ndryshme të rrjetit ekzistues shkollor në Kosovë që kishte ndjenjë e moral kombëtar.

            Perioda pasbrioneve, sikur dënoi veprimet e bëra ndaj shqiptarëve në dekadat e kaluara të sistemit komunist të titos. Sikur ato veprime dhune mbi shqiptarët ishin bëre pa dije të strukturave qeveritare të qendrës dhe vet titos. Mu për atë administrata komuniste sikur ato i shpall të dënueshme dhe merr masa adekuate ndaj kryesëve të tyre. Praktikisht, Rankoviqi dhe grupi serb i tij, nuk u dënuan për veprimet antishqiptare, por për rrezikimin e sistemit dhe përplasjet klanore nacionaliste serbe me sistemin e politikës së titos, i cili nuk ishte aspak më mëshirëbërës ndaj shqiptarëve. Megjithatë, pas Plenumit të Brioneve edhe shqiptarët përfituan nga ky liberalizim, përfituan një hapësirë lirie më frymarrëse të veprimit ekonomik shpirtëror e arsimor, por me liri të kufizuar në shfrytëzimin e të drejtës kombëtare. Shqiptarët u detyruan që me demonstrata mjaftë të ashpra, duke thyer tabun komuniste, të shtrojnë kërkesat për lejimin formal të përdorimit të simboleve kombëtare. Rinia studentore shqiptare, më 1968 duhej të derdh gjak e ti nënshtrohet represionit e trajtimeve policore jugosllave, deri sa nxori të drejtën e përdorimit zyrtar të flamurit kombëtar shqiptar, vetëm pas këtyre demonstratave, përjetimit të dhunës e sakrificës që bëri kjo rini studentore, statusi i Kosovës u ngritë në shkallë Kushtetute. Vetëm pas këtyre kërkesave ultimative, Kosova mori të drejtën të ketë Universitet 1970, i cili u nxor pas një mundi, përpjekjeje, gjakderrjeje e sakrifice të inteligjencës studentore dhe rinisë intelektuale e inteligjencës shqiptare në pëgjithësi në Kosovë. Të gjitha këto ishin kërkesa të studentëve në Demonstratat e 27 Nëntorit 1968, të cilat u plotësuan nën kërcënim të popullit shqiptarë në Kosovë, për të cilat politika komuniste sllave dhe shërbëtorët e verbët shqiptarë të saj, krrokatnin se janë liberal-komunist, se sistemi jugosllav korrigjon gabimet që mundësisht kanë shpëtuar në të kaluarën. Dhunshëm zgjeruan në shumë mjedise me madhësi të theksuar rurale rrjetin e shkollave te mesme, thuaja në çdo vendbanim u hapen shkolla fillore, çdo i ri shqiptarë përcillte shkollimin e obligueshëm fillor. Shumë nga ata që mbaronin shkollën tetëvjeçare i mundësohej shkollimi i mesëm, por shumë nga ata vazhdonin edhe studimet universitare. Kjo periodë pasbrionale, karakterizohet me rritjen e madhe të numrit të nxënëse dhe studentëve shqiptarë. Madje nga frika prej këtij shkollimi masiv të rinisë shqiptare, për t’ia ndalur këtë hov të vrullshëm, qeveritarët shtetëror e politike ankoheshin, sikur këtë potencial shkollarësh nuk ka fuqi financiare ta bartë ekonomia e varfër e Kosovës. Gjithë këto kuadro universitare nuk mund ti absorbojë potenciali i ngushtë ekonomik i Kosovës. Nga ky pozicion politik elita politike jugosllave filloi ta vizitojë shpesh Kosovën, duke bindur strukturat qeveritare shqiptare në Kosovë, se duhej ndalur hovi i këtij shkollimi të pakontrolluar dhe urdhëronin zvogëlimin e numrit të studentëve në Universitetin e Kosovës. Këtë numër studentësh, 48 mijë sa thuhej asaj kohe kishte Universiteti i Kosovës, nuk e kishte asnjë nga 18 universitetet e Jugosllavisë së atëhershme. Megjithë këtë masë të rinisë studentore dhe dyfish më shumë sa kishte  rini në shkollimin e mesëm. Gjithë ky potencial arsimoheshin në frymë të shëndosh kombëtare, sepse punën edukative-arsimore në universitet e në rrjetin e numrin e madhe të shkollave të mesme e bartnin brezi arsimor që kishin organizuar Demonstratat e studentëve të 27 Nëntorit  1968. Rrezikimi i pushtetmbajtësve ishte i pa evitueshëm.

 Pas Pranverës së Madhe të 1981, ngjarje e cila i organizuan veprimtarët e lëvizjes atdhetare shqiptare ne Kosovë, në shenjë të pakënaqësisë me “Amadmanet e Punëtorëve” 1971, nga më vonë doli Kushtetuta e 1974, me të cilën elita politike titiste, mburrej se ka arritur shkallën më të lartë  të barazisë nacionale dhe te drejtave të njeriut. Madje, për këtë kushtetutë zyrtarët kokorisnin se është kushtetuta që garanton barazi më të lartë nga gjithë kushtetutat aktuale, ose siç proklamonte politika komuniste serbe, Kushtetuta më humane e kohës.Veprimtarët atdhetarë shqiptarë nuk u pajtuan me ketë kozmetikë mashtruese komuniste, që synonte te shqiptarët të topiste moralin e veprimtarisë atdhetare. Për të dëshmuar se nuk mund të mashtrohen me kozmetikën kushtetuese, me këto pak lëvizje të vogla, lejimin e simboleve kombëtare, formimin e universitetit apo edhe përfshirjen e vlerave pozitive gjuhësore, historike e kombëtare në lëmin e arsimit, programeve mësimore të liberalizuar të pasuruara edhe me njësi historike, letrare kulturore nga tradita kombëtare. Botimeve të veçanta nga lëmi i shkencës kombëtare, të cilat deri atë kohë ishin të dënueshme për shqiptarët e Kosovës. Ardhja e pedagogëve nga Universiteti Shtetëror i Tiranës në Universitetin e Prishtinës, filluan lëvizjet për integrimin shpirtëror kombëtar ndërshqiptar. Konsulta Gjuhësore 19967 për njësimin e gjuhës shqipe, Konferenca ndërkombëtare në 500 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut në janar 1968 dhe Kongresi i Gjuhës Shqipe 1972 në Tiranë. Paralajmëronin  nevojen e domosdonë e integrimit kombëtar shqiptarë në tërësi për të cilin ishte ndijë mangësi mbi katër dekada. Fillet integruese natyrshëm filluan në lëmin e arsimit, sepse pa integrim shpirtërore nuk mund të ketë integrim fizik e material. Klima politike e zbutjes së vogël krahasuar me ndalimit të hekurt të marrëdhënieve me Shqipërinë, nuk mashtroi përkujdesin e veprimtarëve atdhetarë, që të të jenë vigjilent me këto ecuri mashtruese. Andaj, më 1975 ata vazhduan veprimet konkrete kundër këtij mashtrimi, “Grupi i Kamenicës” me Rexhep Malën, Nuhi Berishën, Isa Kastratin, Skënder Kastratin e të tjerë, shfrytëzoi daljen e Adem Demaçit nga burgu dhe përshkallëzoi veprimet patriotike kundër mashtrimeve komuniste sllave, me veprime mu në Qendrën Studentore në Prishtinë e më gjerë, ata tërhoqën vërejtjen rinisë studentore e shkollorë shqiptare në Kosovë, se nuk guxon të mashtrohet me këto lojëra komuniste. Por, duhet të këmbëngul edhe në vazhdimësi për realizimin e aspiratës kombëtare shqiptare në Kosovë, edhe në shkëputjen fizike të Kosovës dhe trojet tjera shqiptare nga okupimin komunist jugosllav. Kjo aspiratë dhe e drejtë historike, kombëtare e njerëzore është e patjetërsueshme. Po me këto qëllime, vepruan edhe shumë të rinj nxënës, student e mësimdhënës në tetor të 1979, kur për here të fundit “mirëpritën titon në Kosovë”. Këta vargojë të veprimtarisë atdhetare paralajmëruan politikën titiste se, shqiptarët nuk pajtohen me atë liberalizëm që okupuesit mundohen t’ju “dhurojnë” në vend të lirisë. Përkundër gjithë këtyre sakrificave të pandalshme të rinisë intelektuale dhe inteligjencës shqiptare. N Pranverën e Madhe 1981, u arrit të lëkund, jo vetëm sistemin komunist jugosllav të pastitos, por tronditi këtë sistem në mbar shtetet komuniste botërore. Demonstratat e Kosovës ia vuan gishtin në tamth edhe strukturave politike shqiptare të shtresuara propolitikës jugosllave, ia sollën të pamurit verbërisë politike të shqiptarëve në Kosovë dhe masivizuan, vetëdisuan e shkallëzuan lartë shtresën e veprimit kombëtar.

            Ngjarjet e 1981 në Kosovë bënë njësimin politikë mbarëkombëtar, eliminuan shtresimet politike në mbarë trojet e okupuara jashtë Shqipërisë zyrtare, ato ndikuan që edhe në Shqipërinë zyrtare historike të mendohet më guximshëm për ndryshime të tërësishme në sistemin qeverisës ndaj shqiptarëve dhe çështjes së Kosovës. Këto ngjarje filluan nga duhej të fillonin, nga rina studentore e shkollore shqiptare e Kosovës. Kjo rini ishte edukuar nga mësimdhënës e kuadro arsimore, të cilat ishin formuar në vatrën kombëtare në Universitetin e Kosovës, ata ishin brezi i 1968 të cilët me Demonstratat e nëntorit 1968, thyen gjitha parashikimet e politikës “vizionare” komuniste të titos, ato administrative e shkencore të këtij sistemi. Studentët e 1968 tash administronin gjitha nivelet e shkollimit shqip dhe gjitha entet e institucionet shkencore, shoqërore-ekonomike e politike në Kosovë. Nga kjo shtrirje e këtyre brezave, nuk kishte si të mos pritej edukim i shëndosh historike e kombëtar, ashtu siç do të reflekton edhe brezi i ngjarjeve të Pranverës së Madhe të 1981, që mori shtrirje gjithëkombëtare ngriti dhe shkallëzoi formën e veprimit deri në formimin e Ushtrisë  çlirimtare të Kosovës dhe veprimin e saj ushtarak-luftarak e çoi deri në çlirimin e Kosovës dhe shqiptarëve nga okupuesit serbë më 1990–1999.

            Kërkesat e studentëve, inteligjencës kombëtare shqiptare dhe shqiptarëve të Kosovës në vazhdimësi të kohës u realizuan. Flamuri kombëtar shqiptar u lirua më 1969, Univerziteti i Kosovës u formua më 1970. Kushtetuta e Kosovës realizua më 1974, ndryshuan shumë raporte e forma të veprimit politik në nivele e struktura të sistemit shtetëror e administrativ. Por, nuk u realizua kërkesa madhore e shqiptarëve të Kosovës vetëvendosja dhe statusi i Kosovës në nivel Republike, atëherë në kuadër të Federatës Jugosllave, në ngjarjet e më vonshme Kosovën Republikë, shtet i pavarur dhe sovran në vazhdimësi të kohës Kosovën e bashkuar me gjitha trojet etnike. Shqiptarët në Kosovë tash kishin Universitetin e Kosovës, Akademinë e Shkencave dhe Arteve, kishte rifilluar punën Instituti Albanologjik, u themeluan Instituti i Historisë dhe Arkivi i Kosovës.  Rrejti i shkollimit fillore dhe ai i mesëm, mori shtrirje cep më cep të vendbanimeve kosovare, shtriu gjitha nivelet e shkollimit, duke përfshirë në shkollim fillore dhe të mesëm gjithë rininë shqiptare. Shkurt e shqip, u mvehtësuan shumica nga entet dhe institucionet arsimore, shkencore, ekonomike dhe nivelet administrative shtetërore e politike. Kosova, me një popull shumë vital e kreative, të ngritur në aspektin arsimore e shkencore, me vetëdije shumë të lartë kombëtare e synim të çart drejtë aspiratës historike. Me gjithë strukturën shoqërore e shtetërore këto vite  po merr formë dhe përmbajtje më avancuese shtetësie, dhe është në pritje të pavarësisë së plotë.