Shkon në 26 numri i viktimave të zjarrit në Greqi, mes tyre edhe dy fëmijë

Athinë, 22 gusht 2023 – Forcat zjarrëfikëse në Greqi po përballen me një situatë tejet të vështirë pas zjarreve që kanë shpërthyer në zonën e Atikës.

Mjetet ajrore janë tërhequr në mbrëmje, kurse forcat tokësore po luftojnë me kohën për të vënë nën kontroll frontin e zjarrit.

Mediet greke raportojnë se një zjarr i madh ka nisur të martën në mesditë në Fyli dhe po përhapet drejt Parnithës. Raportohet se në Hasia janë djegur disa automjete dhe banesa.

Ekziston frikë e madhe për përhapje të shpejtë të flakëve të zjarrit për shkak të erërave të forta. Ato pritet të zvogëlohen gjatë natës, por në mëngjes pritet të forcohen sërish.

Më herët në pyllin Dadias janë gjetur trupat e djegur të 26 personave, të cilët dyshohet se ishin emigrantë.

Mjeku ligjor i Aleksandopolis, Pavlos Pavlidis që ka ekzaminuar trupat e djegur që janë gjetur pranë fshatit Avantas, në pyllin e Dadias në Evros, kanë konstatuar se mes viktimave ishin edhe dy fëmijë të mitur.

(r.m.)