Shkon në 270 numri i viktimave të rrëzimit të avionit në Indi

Nju Delhi, 14 qershor 2025 – Ekipet e kërkim-shpëtimit i kanë vazhduar për të tretën ditë kërkimet në vendin ku u rrëzua avioni i kompanisë Air India në qytetin Ahmedabad. Ekipet që punuan deri në orët e vona të premten, i kanë gjetur edhe të paktën 25 trupa.

Autoritetet njoftuan se në bordin e avionit e humbe humbën jetën 241 njerëz, kurse të paktën 29 të tjerë janë vrarë në tokë.

Vetëm një udhëtar i ka mbijetuar aksidentit tragjik.

Mjeku Dhaval Gameti nga Spitali Civil në Ahmedabad i tha Associated Press se spitali i ka pranuar 270 trupa, duke shtuar se pasagjeri i vetëm që mbijetoi është ende nën vëzhgim për shkak të plagëve që ka marrë.

Shumica e trupave tëe pajetë ishin të djegur ose të gjymtuar gjë që e bën pothuajse të pamundur identifikimin e tyre. Qindra të afërm të viktimave kanë dhënë mostra gjaku për të mundësuar identifikimin e trupave pësrmes ADN-së. Autoritetet thanë se zakonisht nevojiten deri në 72 orë për të përfunduar analizat e ADN-së.

Avioni Boeing 787 që po fluturonte për në Londër e goditi një konvikt të një kolegji mjekësor në një zonë banimi, pak minuta pasi u ngrit në ajër.

Të premten, mbi një çati pranë vendit të aksidentit, hetuesit e gjetën regjistruesin digjital të të dhënave të fluturimit të avionit, të ashtuquajtur “kuti e zezë”, e cila pritet të ndihmojë për zbulimin e shkaqeve të aksidentit. Byroja Indiane për Hetimin e Aksidenteve Ajrore tha se ka nisur punën me “fuqi të plotë” për të nxjerrë të dhënat.

(r.m.)

Comment

*