Nga Vancouver ne Boston.
Pas nje vizite ne Qendren Kulturore “Fan Noli” dhe Bibliotekën me te njëjtin emër, një takim i veçantë poetik u mbajt më datën 9 shkurt 2026, në një nga ambjentet e Universitetit te Harvardit, ku për herë të parë me mbështetjen e departamentit të letërsisë krahasuese të Harvardit, u promovua një libër me poezi në gjuhën angleze, nga një poete shqiptare me vendbanim në Kanada, Armenida Qyqja.
“Golden Armor” (Mburoja e Artë), ky libër i cili flet qartë që nga simbolizmi mitologjik i pasqyruar në kopertinë, i shkruar fillimisht në gjuhën shqipe dhe i përkthyer nga vetë autorja, u prezantua nën moderimin e Dr.Inga Zhghenti, a fulbright researcher, international scholar and translator, nga Universiteti Devrey dhe u prit ngrohtë nga profesorët e departamentit të letërsisë Harvardit, Assoc. prof. Faton Limani, studentë të departamentit të gjuhës Shqipe dhe antarë të komunitetit Shqiptarë të Bostonit.

Pjesëmarrës aktiv në këtë takim ishin Dustin Pickering nga Transcendent Zero Press, znj. Shqiponja Baçi, mësuese letërsie në pension, poetët Jason Youngclaus dhe Valbona Lavdari.
Dr. Zhghenti ndau me audiencën eksperiencën e saj, impaktin e kontaktit të saj të parë me poezitë e këtij libri, “të kësaj poetje nga Tirana”, impakt që e bëri atë të reflektojë dhe ta zgjeroje pyetjen e saj të mëparshme si studiuese e letërsisë bashkohore :”Ku gjendet sot letësia Gjerogjiane”, në një pyetje më të gjerë: “Ku gjendet sot poezia”, reflektime të cilat ajo i ka shkruar jo vetëm përshtypjet në kopertinën e pasme, por dhe në një reçencë të plotë të botuar në disa revista letrare ndërkombëtare.
Dr. Zghgenti foli mbi tematikat e gjëra të trajtuara, si ato të luftës, emigrimit, materializmit, mungesës së lirisë, pabarazisë gjinore, mallit, dashurisë etj.
Dr. Zhghenti u ndal në disa poezi duke e ftuar autoren t’i jepte audiencës një këndvështrim më të gjerë mbi vargjet që ajo i përdor me aq kursim, por me një figuracion të pasur dhe metafora të fuqishme.
Një analizë akoma më të thelluar mbi librin dha botuesi, z.Dustin Pickering, i cili e ka vlerësuar këtë libër si një akt të veçantë të nënshtetësisë letrare falë vokacionit të ndjeshëm të autores ndaj padrejtësive të shkaktuara nga luftërat dhe genocidet, jo vetëm ndaj kombit të saj, trojeve në Kosovë por edhe më gjerë, si në Ukraninë, Siri e Palestinë.
Mr. Pickerin theksoi faktin se Armenida Qyqja evokon për të gjitha gratë dhe vajzat në botë “që ende rrahin grushtet e përgjakur, në muret e ngushta të kohës” duke u bërë zëri i të gjitha Athinave që kërkojnë të çlirohen nga dogmat dhe burkat që i mbajnë të ndrydhura e të shtypura.
Tepër interesante ishte dhe ajo çfarë z.Shqiponja Baçi ndau me audiencën duke zbuluar pjesë nga mozaiku i hershëm i autores, ish-nxënëses së saj të gjimnazit Çajupi, në Tiranë. Pasioni, ndjeshmëria dhe pozitiviteti që e kanë shoqëruar atë edhe në momentet e errta të viteve të tranzicionit politik- shoqëror, si dhe gjatë viteve në emigrim.
“Nënat dhe mësueset janë frymëzuese të mëdha pa kushte. Janë fatlum ata që e bëjnë të veten nxitjen dhe frymëzimin e tyre. Armenida ështe një model që i ka bërë të vetat, porositë dhe nxitjen. Ajo më bën të ndihem krenare si mësuese. Ajo është një kulm nga ku poezia kuptohet më mire dhe është bërë frymëzim për krijuesit e rij.” Ishin këto fjalët mbyllëse të mësueses, përkufizimi, korniza e portretit të autores, Armenida Qyqja.
Golden Armor është pjesë e koleksionit të bibliotekës Houghton të Harvadit duke shënuar kështu një arritje të letërsisë shqipe në sferat e akademisë internacionale.
Shkruar dhe Fotot nga SUBI CAKO






