Një bombë vetëvrasëse ka shkaktuar një shpërthim të rëndë sot pasdite jashtë aeroportit të Kabul në Afganistan, me të paktën 13 viktima sipas raportimeve të para.
Presidenti amerikan Joe Biden u informua për shpërthimin e ndodhur mes një grupi afganësh pranë portës së aeroportit Hamid Karzai, ku u raportuan gjithashtu të shtëna armësh zjarri dhe panik masiv mes qytetarëve.
Dëshmitarët thanë se sulmuesi vetë-vrasës kishte shpërthyer mjetin e tij pranë një pusete, ku gjendeshin njerëzit.
Ata thonin se kalimi ruhej nga forcat amerikane prandaj viktima mund të ketë edhe mes tyre. “Kjo mund të jetë fundi i evakuimeve ajrore”, shtoi ai.
Të tjerë thonin se bomba goditi mes një turme të madhe njerëzish dhe viktimat mund të jenë shumë.
Zëdhënësi i Pentagon John Kirby tha: “Konfirmojmë se ka pasur një shpërthim jashtë aeroportit të Kabul. Aktualisht numri i viktimave është i paqartë, do të sjellim të tjera detaje sapo t’i kemi”.
Ndërkohë dy orë më herët, militantët talibanë thanë se kishin paralajmëruar forcat e NATO-s për sulm të mundshëm terrorist kundër aeroportit Hamid Karzai në Kabul, i cili eshte i mbushur me njerëz nga evakuimet e aleatëve.
Zedhënësi taliban tha se një sulm me bombë do të kryhet për të diskredituar qeverine e re në Afganistan.
Zabihullah Mujahid, i cili mban përkohësisht postin e ministrit taliban të informacionit, tha për mediat ruse burimi i informacioni ishte “organizata e tij”.
Ai shtoi se kërcënimi nuk ishte specifik, por plani ishte provokimi i kaosit dhe i dhunës në aeroport, për të dëmtuar reputacionin e talibanëve.
“Në 20 vjetët e fundit kei mësuar shumë dhe gjërat kanë ndryshuar,” tha zyrtari në intervistë. “Ne duam të provojmë se nuk jemi ashtu sic na portretizon propaganda anti-Talibane, duam që këtë t’ia tregojmë botës”.