Shpëtimtari i Kosovës, Joe Dio Guardi, në film dokumentar

Nga Qemal Zylo

Në mjediset e Fordham Preparatory School, The Leonard Theatre, Diaspora Shqiptaro Amerikane u mblodh për të parë filmin dokumentar Joe Dio Guardi, Shpëtimtari i Kosovës.

Filmi Dokumentar “Shpëtimtari i Kosovës” flet për jetën dhe veprimtarinë e politikanit të lartë Amerikan, Kongresistit Joe Dio Gurdi me origjinë arbëreshe.  Filmi dokumentar ka producent aktorini Hysen Zeqaj.

Aktori Hysen Zeqaj, ka qenë pjese e një projekti filmik të Hollywood-it. Aktori me origjinë nga Peja me banim në Texas ka luajtur në “Queen of the South”, prodhim i Hollywood-it me serial në tre sezone.

Dokumentari flet me fakte historike dhe të vërteta të padiskutueshme rreth punës, mundit, sakrificave, përpjekjeve për të sensibilizuar politikanët amerikanë dhe mbarë publikun nga Joe Dio Guardi.  Të gjithë e dimë se njohuritë për Kosovën në mbarë opinionin publik ishte pothuajse zero.  Biri Arbëresh lindur dhe rritur në Amerikë, me gjak shqipari në deje nuk mund të heshtëte për krimet që po ndodhnin në Kosovë, për genocidin e pashoq që po ushtronte kucedra e ballkanit Sllobodan Milloshevic.  Biri i Amerikës dhe Arbërisë ngriti në këmbë Kongresin Amerikan, tundi botën për të njohur krimet makabre që po ndodhnin në mes të Europës, por mjerisht e fshehur qëllimisht në opinion. 

Hysen Zeqaj e ka realizuar dokumentarin mjeshtërisht për Heroin e Kosovës, Joe DioGuardi i cili ishte zëri ynë kur ne nuk kishim, ai ishte Liria jonë, kur ne ishim të pushtuar nga zaptuesit serbë.

Dokumentari është mirënjohje e pakufishme për legjendën e Kosovës, Heroin real të Kosovës Joe DioGuardi.

Fotot dhe pamjet filmike janë një punë e jashtëzakonshme, profesionale dhe bindëse për atë cfarë ka bërë Kongresisti Joe DioGuardi.  Lidhjet e tij me politikanët më të lartë të Amerikës bëri që të sensibilizonte mbarë opinionin, të ngrinte peshë zemrat e shqiptarëve në demonstrata, tubime politike, takime në Shtëpinë e Bardhë etj. 

Joe DioGuardi ishte Kongresisti i parë i Kongresit Amerikan që solli çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Ballkan, vëmendjen e qeverisë amerikane përmes një rezolute të Kongresit që ai sponsorizoi si një të re si Anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së në vitin 1986. Ai ishte gjithashtu nisiatori për Seancen dëgjimore ne Kongresin Amerikan për Kosovën në vitin 1987. Që kur u largua nga Kongresi në vitin 1989, ai themeloi organizatën shqiptare Liga Qytetare Amerikane (AACL), të cilës ai i shërben dhe sot si president vullnetar.

DioGuardi dëshmoi para Komisionit të Senatit të SHBA-se për Punët e Jashtme në vitin 1991 në një seancë dëgjimore për statusin e Kosovës (dhe përsëri në maj 1998), i kryesuar nga senatori i atëhershëm Joseph Biden. Ai kritikoi SHBA-në ndaj politikës së jashtme në Ballkan dhe u përplas me Biden për nevojën e ndërhyrjes ushtarake përmes NATO-s, të cilën Biden e mbështeti më pas.

Me fillimin e fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë në mars 1999, DioGuardi dhe Cloyes përfaqësonin këndvështrimin shqiptar për konfliktin ballkanik, veçmas dhe së bashku, në më shumë se 50 transmetime televizive dhe radiofonike. Në verën e vitit 1999, ata udhëtuan për në Kosovë pas bombardimeve të NATO-s, fushata përfundoi për të vlerësuar kushtet dhe për t’i raportuar kryetarit Ben Gilman. Që atëherë, DioGuardi

dhe Cloyes kanë bërë misione të shumta faktmbledhëse (në total më shumë se 40), në Shqipëri, Kosovë, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva (Serbia jugore) në mënyrë që t’i raportojnë Kongresit për kushtet sociale, ekonomike dhe politike në rajon.

Joe DioGuardi për ne shqiptarët është një dhuratë hyjnore, i cili ngriti zërin gjer tek Zoti për të zgjuar botën letargjike për popullin e harruar të Kosovës. 

Joe DioGuardi i futi frikën në palcë Hitlerit të Ballkanit, Millosheviçit dhe pergatiti Kongresin dhe Senatin per ta cuar ne gjyqin e Hages ku dhe vdiq.   Të vetmin që zuri në gojë sllobodan milloshevici në gjyqin e Hagës ishte Joe DioGuardi dhe Liga e tij.

Fjalen e pershendetjes e mbajti znj. Shirley Cloyes DioGuardi presidente dhe këshilltare për çështjen e Ballkanit.  Gjithashtu pershendeti dhe Joe DiGuardi Presidenti i Ligës Shqiptaro Amerikane dhe ish kongresisti Amerikan i cili vazhdon te luftoje fort per çështjen e papërfunduar të Kosovës.    

Kur dëgjoja fjalën e Sherley DioGuardit dhe te producentit Zeqaj duke shprehur mirënjohjen rreth figurës së ndritur të DioGuardit, në mendje më vinin fjalët e Konicës për Nolin për të cilin ka thënë:

“…Dita që mëshoi për të parën herë në Kishë, është ogur i bardhë n’udhë të përparimit t’onë. Dhe as e harrojmë, as mund të lëmë të tjerët të harrojnë.”

Mirënjohja është kulturë, është mirësi, është civilizim ndaj le t’jua shprehim kush e meriton, sepse veprat e tyre të vyera bëhen frymëzim dhe përparim për Kombin si në rastin në fjalë me ëiftin e jashtëzakonshëm DioGuardi.

Z. Hysen Zeqaj falënderoi pjesëmarrësit që nderonin në këtë sallë si Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në NY, Ambasadori Blerim Reka, Shuaip kamberi deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Kryeatri i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, deputete në Parlamentin e Kosovës, znj. Ardita Sinani, skenaristin Vegim Kamberi dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë.

Për të parë filmin morën pjesë personalitete të Diasporës Shqiptaro Amerikane si:

Botuesi i gazetës “Illyria” Vehbi Bajrami me bashkëshorten e tij Gena Bajrami, Dr. Faton Bislimi autori i librit “Përpjekja për Lirinë Shqiptare dhe Fundi i Jugosllavisë”.  Anëtarë të Bordit të Ligës Shqiptaro Amerikane si z. Agim Aliçkaj, Zikri Meta, biznesmenë të suksesshëm Dema Balidemaj dhe Bruno Selimaj, drejtues të Shoqatës Shqiptaro Amerikane Skënderbej si Bashkim Shehu, Gezim Lamçaj, gjeneral Asllan Bushati dhe Faton Zogejani. 

TV “Alba Life” me themelues dhe producent z. Qemal Zylo  i cili filmoi këtë aktivitet së shpejti do të sjellë kronikën e përgatitur enkas për këtë ngjarje  të rëndësishme dhe do ta transmetojë në kanalin 27 në paketën digitale “TV Alb.

13 prill, 2024

Fordham University, Bronx, NY

.