Shqiprim Arifi vendos flamurin kombëtar në ndërtesën e komunës së Preshevës

Preshevë, 27 nëntor 2023 – Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, e ka vendosur flamurin kombëtar shqiptar në ndërtesën e komunës për nder të Festës së Flamurit, 28 Nëntorit.

Arifi ka uruar qytetarët për festën e flamurit, duke kujtuar se kjo është hera e shtatë që flamuri kombëtar shqiptar vendoset në një ndërtesë publike. Njëkohësisht, u ka bërë thirrje shqiptarëve kudo që ndodhen që të mos i harrojnë bashkëkombësit e tyre në Luginë të Preshevës.

“Jemi duke mbijetuar këtu, me shpresën se nuk na harroni neve këtu”, ka thënë Arifi, para se ta vendoste flamurin në objektin e komunës.

Në vigjilie të 28 Nëntorit, Arifi ka takuar një grup fëmijësh shqiptarë, të gjithë të veshur me bluza të kuqe me shqiponjën dykrenare në gjoks.

May be an image of 9 people and text

Përdorimi i flamurit kombëtar shqiptar në ndërtesat publike është i ndaluar në Serbi. Udhëheqësit e komunave të Preshëvës dhe Bujanovcit janë nxjerrë para gjykatave dhe janë gjobitur sa herë që e kanë vendosur i flamurin kombëtar shqiptar në ndërtesat publike.

(r.m.)