
Një dokument (letër) me vlerë historike dhe kombëtare, i cili shpreh vullnetin e popullit shqiptar të Ulqinit dhe vendbanimeve përreth tij për bashkim me Shqipërinë.
Të nënshkruarit nga Ulqini e rrethina, përmes kësaj letre, e autorizojnë Mid’hat Frashërin ta përfaqësojë kërkesën dhe vullnetin e tyre për bashkimin e Ulqinit e rrethinës me Shqipërinë.
Letra është e shkruar më 16 shkurt 1919, para fillimit të Konferecës së Paqes në Paris. Ajo është nënshkruar nga 32 përfaqësues të shqiptarëve të Ulqinit e rrethinës.
Mid’hat Frashëri ishte emëruar kryetar i delegacionit shqiptar në këtë konferencë.
Ky është teksti i letrës:
Skodrë, me 16.II.1919
MEKAMBESORE
“Na, të nenshkrùmt, përfaqësùst e pupullit shqiptar t’YLQIN-it poia napim ket akt mëkambësiet
- Midhat beg Frasherit.
“Z. Midhat beg Frasheri kà të drejtë me e perfaqësue popullin e YLQINIT para botes zyrtare e jashtëzyrtare për me i mprojtë këto dy pika themeltare:
- a) Me kerkue nji Shqipni fjesht vetqeverimtare e etnografike
- b) Me e kerkue bashkimin e YLQINIT E RRETHEVET të tij me ket Shqipni vetqeverimtare.
N’EMEN TE POPULLIT TE YLQINIT E TE RRETHEVE TE TIJ
(pasojnë 32 nënshkrime)
