Shqiptarët në Philadelphia e ngritën zërin për drejtësi për ish-krerët e UçK-së

Shqiptarët në vendlindjen e ShBA-ve organizuan një protest paqësore për të shprehur pakënaqësinë e tyrepër dënimin skandaloz të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-drejtuesit e UÇK-së

Nga dr. Sadik Elshani

Një luftë për liri dhe një Gjykatë pa drejtësi

Aktgjykimi i padrejtë e skandaloz i Gjykatës Speciale në Hagë që para pak ditësh i shpalli fajtorë ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka ngjallur zemëratën e të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë ata, në trojet etnike si dhe në diasporë. Kryetari i kësaj Gjykate e shpalli aktgjykimin me ironi e sarkazëm, i dënoi ata në emër të popullit të Kosovës. Ish-udhëheqësit e luftës clirimtare nuk po i dënon populli i Kosovës, por injoranca, arroganca, urrejtja e joprofesionalizmi i një gjykate të papërgjegjshme, të njeanshme e me ngjyrime politike. Por, shqiptarët po flasin në emrin e tyre dhe në emrin e Kosovës, duke e ngritur lart zërin kundër padrejtësisë së kësaj Gjykate, duke shprehur pakënaqësinë, zhgënjimin e tyrë për këtë aktgjykim skandaloz, që ua kalon edhe gjykatave të Rusisë,  Kinës, madje edhe të gjykatave të Serbisë së Millosheviqit. Kjo gjykatë që në themelimin e saj ishte parapërcaktuar që t’i shpallte fajtorë ata që e udhëhoqën popullin e Kosovës në luftën e pabarabartë për liri e pavarësi, duke e trajtuar këtë përpjekje, këtë sakrificë të popullit tonë si një “ndërmarrje të përbashkët kriminale”. A ka turp më të madh për një gjykatë ndërkombëtare me gjyqtarë përendimorë që të lëshohet në nivele kaq të mjerueshme?! Të gjithë e dinë se ishin forcat policore, ushtarake e paramilitare serbe ato që kryen krime të tmerrshme e të papërshkrueshme mbi popullsinë e pafajshme e të pambrojtur shqiptare. Të gjtha provat e tyre dështuan, njëra pas tjetrës, për t’ia lënë vendin pastaj urrejtjes, paragjykimeve, cinizmit të tyre ndaj shqiptarëve, sikur ne Kosovë nuk kishte ndodhur asgjë. Në Kosovë ka ndodhur gjenocidi, pastrami etnik e janë kryer krime makabre, nga më të rëndat që nga Lufta e Dytë Botërore. (Për vuajtjet shekullore të shqiptarëve në ish-Jugosllavi mund të shkruhen faqe gjer në pakufi, por nuk po zgjatemi këtu më tepër). E tani na del një Gjykatë, që fatkeqësisht po quhet edhe Gjykatë e Kosovës, dhe e merr anën e xhelatëve tanë. Sipas gjyqtarëve të kësaj Gjykate cfarë ka qenë dashtë të bënin shqiptarët në ato rrethana të atij gjenocidi? Të rrinin duarkryq e të bëjnë sehir kur po vriteshin shqiptarët e pafajshëm, anëtarët e familjeve të tyre,po dëboheshin me forcë nga shtëpitë e tyre, kur gratë e vajzat e reja po dhunoheshin e krimi po mbizotërontë në çdo cep të Kosovës?!

Prandaj, shqiptarët, me të drejtë, janë duke protestuar e duke e ngritur zërin lart për të shprehur pakënaqësinë e tyre për vendimet skandaloze të kësaj gjykate po aq skandaloze, për t’u trguar këtyre gjyqtarëve se vetëm sovrani mund të flasë ne emër të Kosovës.

Protestë në qytertin ku fjala liri merr një kuptim të veçantë

E tillë ishte edhe atmosfera në protestën që shqiptarët e organizuan ditën e shtunë, më 19 shtator, në sheshin e Bashkisë së Philadelphias. Sheshi ishte mbushur me plot bashkatdhetarë jo vetëm nga Philadelphia, por edhe qytete e shtete të tjera, Nju Jork, Nju Xhersi, etj.Ata mbanin në duar flamujt kuqezi, flamujt e Kosovës, flamujt amerikanë, flamujt e UÇK-së. Po ashtu, ata mbanin portretet e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadei Veselit, Rexhep Selimit; parullat me mbishkrimet: Jo në emrin tim, liria ka emër, drejtësi për krerët e UÇK-së. Jehonin këngët për epopenë e UÇK-së, Adem Jasharin dhe heronjtë e tjerë të shqiptarisë. Kjo protestë kishte diçka të veçantë, sepse po mbahej në qytetin ku 250 vite më parë lindi një shtet i ri dhe një epokë e re për njerëzimin, ngjarje që u bë burim frymëzimi për të gjithë popujt që luftojnë për liri e pavarësi, përfshirë edhe popullin shqiptar. Tubimin e hapi z. Dritan Matraku, kryetar i shoqatës “Bijtë e shqipes”, i cili i përshëndeti dhe i falenderoi bashkatdhetarët për pjesëmarrjen e tyre në këtë protestë paqësore, për ta ngritur zërin tonë kundër aktgjykimit skandaloz të Gjykatës Speciale dhe për të shprehur përkrahjen tonë të fuqishme për ish drejtuesit e luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Pastaj z. Matraku i bëri një paraqitje të shkurtër të vendimeve të padrejta e të pabaza të kësaj Gjykate, duke theksuar se edhe ne duhet të japim ndihmesën tonë, të ngremë zërin kundër padrejtësisë, por edhe të organizohemi që të sigurojmë një mbrojtje të fuqishme e profesionale në Gjykatën e Apelit.

Në vazhdim fjalën e morën edhe shumë të pranishëm, zonjat: Elda Gjoni e Elona Çalaj, zotërinjtë: Llazar Vero, Mexhit Koboci, Bujar Çela, Bujar Gjoka, Milot Rukiqi, Sadik Elshani, Leo Osmanollaj, Lumni Shurdhiqi, Eqerem Murataj, Eqerem Muço, Të pranishmëve iu drejtua edhe miku i shoqatës sonë, z. Astrit Hyskaj, ish pjesëtar i UÇK-së dhe tani kryetar i veteranëve të UÇK-së në ShBA. Ai kishte udhëtuar nga Nju Jorku vetëm për të marrë pjesë në këtë protestë. Fjalët e të gjithë folësve të cekur më lart i përshkonte i njëjti motiv e njëjta temë, qëndrime e porosi të njejta: aktgjykimi i kësaj gjykate është i padrejtë e skandsaloz, lufta jonë ka qenë e drejtë dhe e pastër, dënimi i clirimtarëve nuk mund të qëndrojë, nuk mund të barazohen viktima e krimineli, nuk mund të përdhoset UÇK-ja, që për popullin tonë është një vlerë kombëtare. Meqenëse kjo protestë po mbahej në qytetin e Philadelphias, jo fort larg nga vendi ku është shpallur pavarësia e ShBA-ve, z. Elshani në fjalën e tij u shpreh pak me ironi se, ndoshta gjykatësit e kësaj Gjykate Speciale do t’i shpallnin fajtorë e do t’i dënonin edhe etërit themelues të ShBA-ve, sepse edhe ata ishin ngritën kundër tiranisë britanike.

Në fund të protestës pjesëmarrësit miratuan njëzëri këto tri kërkesa:

  1. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë të miratojë në rezolutë që dënon gjenocidin, krimet dhe pastrimin etnik të kryer nga forcat serbe.
  2. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Shqiopërisë të mos e njohin vendimin e Gjykatës Speciale lidhur me dënimin e ish-drejtuesve të UÇK-së.
  3. Qeveria e Republikës së Kosovës të hapë një llogari të posacme për mbledhjen e fondeve të cilat do të përdoren për sigurimin e një mbrojtjeje sa më të mirë, profesionale dhe dinjitoze në peocesin e Apelit për ish-drejtuesit e UÇK-së që padrejtësisht po mbahen në Hagë.

Të gjithë tani sytë i kemi drejtuar te Gjykata e Apelit, por në ndërkohë kemi shumë për të bërë që të dalim të suksesshëm: grumbullimin e fondeve, lobim në Kongresin Amerikan dhe shtetert tjera demokratike, kontakte me plitikanë të rëndësishëm, figura të dalluara të skenës politike,  publike, kulturës, etj..

Philadelphia, më 22 shtator 2026

Comment

*