Nga Keze Kozeta Zylo
Nxënësja e shkëlqyer Sabrina Vela është Valedictorian (nxënësja më e mirë) për diplomimin e saj në shkolle të mesme në St. Joseph Hill Academy, Staten Island.
Shumë urime për ju e dashur Sabrina dhe prindërve tuaj të mrekullueshëm Nina dhe Xhemal Xhimi Vela!
Jam shumë e lumtur dhe tejet krenare që të ishja mësuesja juaj në klasën e më të rriturve në vitin akademike 2014-2015 në Shkollën Shqipe “Alba Life”, Staten Island. Ti vije me zellin e madh për të mësuar Gjuhën Shqipe. Sa herë jua kishja shprehur prindërve për inteligjencën tuaj, vëmendjen e jashtëzakonshme dhe korrektesinë e një nxënëseje shumë të rregullt. Dua të sjellë një detaj kur ne festonim të gjithë së bashku 102 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në Shkollën Shqipe në Manhattan dhe dukej sikur Manhattani oshëtiu.
Klasa ime kishte program të caktuar si të gjitha shkollat e tjera, Sabrinës i kishja dhënë poezinë: “Flamuri me Shqiponjë”. Sa bukur e interpretoi, rrëmbeu duartrokitjet e publikut. E përqafova dhe i thashë: Ju jeni e ardhmja e Diasporës, ndërsa Dr. Valbona Zylo Watkins shkruajti në F/B në foton e saj: Sabrina duke iu treguar të ftuarve se si u ngrit Flamuri nga Ismail Qemali, në vitin 1912.
Nuk ka më krenari për Shkollën Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit të shoh nxënësit e saj duke ngjitur majat dhe ne t’i ndjekim duke i duartrokitur me shumë dashuri.
Sa me emocion e dëgjova fjalimin e saj para të gjithë nxënësve, mësuesëve, të ftuarve dhe drejtuesve të shkollës, ishte një fjalim impresionues që flet qartë për një të ardhme të ndritur që e mirëpret përpara.
Fluturo Shqiponjë e Diasporës, fluturo hapesirave te dijes pafund dhe mos u ndal kurrë!
10 Qershor, 2024
Staten Island, New York