Shtyhet për nesër seanca për Berishën, SPAK kërkoi “arrest në shtëpi” me mbikëqyrje policore

Tiranë, 26 dhjetor 2023 – Është shtyrë për nesër seanca e nisur sot në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për caktimin e masës së sigurisë ndaj ish kryeministrit Sali Berisha. Seanca e nesërme do të fillojë në orën 11:00.

Shtyrja e seancës është bërë pasi avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, kanë kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me parashtrimet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

“Seanca e sotme kishte të bënte me kërkesën e SPAK-ut për zëvendësimin e masës ndaj ish Kryeministrit Berisha”, ka thënë Gjokutaj.

“Seanca vijoj deri në momentin kur prokurorët shteruan kërkesën dhe në bëmë disa pyetje për të cilat ata bënë sikur dhanë përgjigje, por ato përgjigje nuk u dhanë. Kërkesa e prokurorëve ishte shoqëruar me prova dhe ne kërkuam që të njiheshim me to, prandaj u vendos që seanca të vazhdojë nesër”, ka shpjeguar ai.

Gjokutaj bëri të ditur se SPAK ka kërkuar që masa e sigurisë “detyrim paraqitje” në polici të zëvendësohet me masën “arrest në shtëpi me mbikëqyrje policore”. Ai ka thënë se kjo masë nuk ka mbështetje ligjore.

“Ajo që dua të denoncoj është që ndryshimi i masës së sigurisë. Është kërkuar arrest në shtëpi me mbikëqyrje policore, e pambështetur në ligj, cka tregon qëllimin e SPAK-ut jo për të bërë një provës të ligjshme, por për t’u hakmarrë”, ka thënë Gjokutaj.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se në seancën e sotme është kërkuar përsëri përjashtimi i gjyqtaes Irena Gjoka, me arsyetim se ajo ka konflikt interesi më Berishën.

“Ne i kërkuam gjyqtares të japë dorëheqje, për arsyet që i kemi bërë të ditura. Ajo nuk u shpreh as pro as kundër. Ne e kishim dorëzuar më parë kërkesën që provon faktin se Berisha ka qenë kreu i KLD-së dhe në shkurt gjyqtarja e çështjes ishte shkarkuar

Kërkesa e SPAK për ndryshimin e masësë se sigurise u dorëzua në Gjykatën e Posaçme pasi Kuvendi i dha autorizimin Prokurorisë Anti-Korrupsion për heqjen e imunitetit të deputetit të Sali Berishës.

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”. Të mërkurën, në datë 27, në orën 9 në dhomë këshillimi në Gjykatën e Lartë do të vendoset fati i vulës së PD-së.

This image has an empty alt attribute; its file name is Genc-Gjokutaj-dhe-Sokol-Mengjesi--640x360.jpg

(r.m.)