Tiranë, 13 qershor 2025 – Të premten në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) duhet të mbahej seanca për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt. Raportohet se kjo seancë u shty për shkak të mungesës së biznesmenit Elman Abule, i cili është me masë sigurie arrest në shtëpi. Seanca e radhës është caktuar për ditën e martën, në orën 11:30.
Në seancën e sotme në GJKKO ishte parashikuar paraqitja e raportit dymujor të SPAK-ut hetimet e zhvilluara lidhur me rastin e kryebashkiakut Veliaj, i cili mbahet në paraburgim prej 10 shkurtit, në bazë të dyshimeve për veprat penale “korrupsion” dhe “pastrim parash”.
Pas paraqitjes së raportit, SPAK-u pritet të deklarohet nëse masa e sigurisë “arrest me burg” duhet të mbetet në fuqi apo ajo mund të zbutet.
Avokati i Veliajt, Ermir Beta, ka deklaruar për Neës24 se pas prezantimit të përmbajtjes së veprimeve hetimore në GJKKO do të vendosë të kërkojë lehtësim të masës së sigurisë ndaj Veliajt.
(r.m.)