Nga Qemal Zylo
Në një mjedis të këndshëm në 191A Malcolm X Blvd, Brooklyn, NY 11221 u bë ceremonia e hapjes së një dyqani rrobash me pronar z. Bardhul Çoma.
Është kënaqësi për ne si TV “Alba Life” të publikojmë sukseset e shqiptarëve kudo ku janë sipas mundësive tona dhe natyrisht t’i mbështesim me plot respekt dhe dashuri.
Sipërmarrësin Bardhyl Çoma e kemi një prind shembullor në Shkollën Shqipe “Alba Life” Ambasadori i Kombit në Brooklyn i cili sjellë pranë nesh bijën e tij të dashur dhe plot edukatë Siera Çoma. Ajo është nxënëse e rregullt në klasën e mësueses profesioniste
Fatlinda Bajçinca Gashi dhe sipas mësueses, Siera ka një ndryshim të madh nga viti në vit për Gjuhën Shqipe dhe pjesëmarrjen në vallet shqiptare.
Ftesën e Bardhulit e mirëprita me shumë kënaqësi edhe pse në ditën e shtunë ishja në Bronx pranë shkollës sonë atje dhe menjëhërë pas mësimit shkova në Brooklyn për ta filmuar dhe përshëndetur bashkatdhetarin tonë me origjinë nga Struga brenda Maqedonisë së Veriut.
Nuk kishte kënaqësi më të madhe kur pashë Sierën nxënësen tonë duke më buzëqeshur dhe duke më afruar me tabakanë e saj çokollatën për mireseardhjen, ritual që e përdori për gjithë të pranishmit. Prinderit e tij të mrekullueshëm kishin ardhur më parë nga Struga per ta ndihmuar birin e tyre dhe për t’ju gëzuar suksesit.
Rrobat e varura në dyqan ishin me dizajnet më të reja, 100% pambuk në pjesën e pasme dhe janë me qafë V për gra dhe burra. Ky butik ka rroba unike me efekt iluzioni optik, që jep një pamje më të hollë dhe muskulore. Dizajneri Bardhul Çomo e ka konceptuar figurativisht duke e bërë gjoksin të duket më i madh dhe belin më të hollë me ngjyra të shndritshme, ndersa shikuesit do te përjetojnë iluzion optik. Çdo veshje e B LIT ka një truk brenda, ku vendoset trupin në përputhje me dizajnin grafik.
Ndaj ky dyqan është unik sepse ofron: Art me iluzione optike, shfaqje lazer, makineri flluskash dhe makineri tymi, art që ndriçon në errësirë, shkronja infinity, holografi 3D.
Ai tha, se do të jem DJ për ju, do të luaj këngën tuaj të preferuar dhe mund të krijoni përmbajtjen tuaj në butikun tim. Ju gjithashtu mund të bëni foto falas me syze LED, kapele, krahë dhe shpata.
Ai kishte krijuar super heroin e parë shqiptar “2Eagle Man” dhe “2Eagle Women”. Përshkrimi i “2Eagle Man”: Në kokën e tij është kurora e mbretit shqiptar Skënderbeu. Në gjoks ka dy gjarpërinj që Ilirët i konsideronin si një Zot. Ka monedha ilire. Ka hartën e vjetër të Shqipërisë. Në anën e djathtë ka shpatën e Skënderbeut dhe në anën e majtë ka shpatën e Ali Pashës. “2Eagle Man” ka fuqinë të fluturojë me krahët e shqiponjave shqiptare. Ka fuqi zjarri. Përshkrimi i “2Eagle Women”: Në kokën e saj është kurora e mbretëreshës ilire Teuta. Në gjoks ka dy gjarpërinj që ilirët i konsideronin si një zot. Ka monedha ilire. Ka shpatën e Ali Pashës. Ka fuqinë të fluturojë me krahët e shqiponjave shqiptare. Ka fuqi zjarri. Këto dizajne janë në rrobat që i shet në Amazon.
Në llogarinë e tij në F/B ai shkruan se ishte një rrugëtim dhe sfidë emocionale.
Edhe pse u rrëzova, u lëndova shumë herë gjatë rinovimit të dyqanit, nuk u dorëzova. Jam luftëtar. Ngrihem, luftoj dhe ndjek ëndrrat e mia deri në frymën e fundit.
Le ta ndihmojmë dhe suportojmë duke i bërë të njohur “2Eagle Man” dhe “2Eagle Women”.
Të intereresuarit mund të shkojne në këtë lidhje: B-lit.ueniweb.com
Ishte një e shtunë e suksesshme për bashkatdhetarin tonë dizajnerin dhe pronarin Bardhul Çoma. Diasporës shqiptare në Amerikë iu shtua dhe një buzines më shumë.
Shumë suksese!
25 Janar, 2026
Brooklyn, New York









