Tiranë, 21 shtator 2026 – Ambasadorja e Bashkimit Evropian (BE) në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, është takuar për herë të parë me kreun e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit, Klodian Braho.
Zyra e BE-së në Tiranë bëri të ditur se ambasadorja e BE-së ka thënë se puna e SPAK-ut kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë është thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Ambasadorja Sofia Moreira de Sousa ka thënë se gjatë takimit me Brahon e ka rikonfirmuar “mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të BE-së për një SPAK të pavarur dhe efikas”.
Ajo ka theksuar se arritja e rezultateve konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është element kyç i përparimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
Njoftimi i Zyrës së BE-së në Tiranë:
“Puna e SPAK-ut kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë është thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Në takimin tim të parë me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, rikonfirmova mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të BE-së për një SPAK të pavarur dhe efikas.
Arritja e mëtejshme e rezultateve konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një element kyç i përparimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE,” tha Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa.
(r.m.)