Sondazhi i IRI: 77% e qytetarëve të Kosovës e shohin Amerikën si aleatin kryesor

Prishtinë, 26 shtator 2025 – Një sondazh i Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) ka treguar se qytetarët e Kosovës i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës si aleatin më të rëndësishëm të vendit. Më se 77 për qind e të anketuarve nga IRI kanë thënë se SHBA-ja është aleati kryesor i Kosovës.

Sondazhi është realizuar gjatë muajve maj – qershor 2025, me një mostër prej 1,164 të rriturish. 94 për qind e të anketuarve ishin shqiptarë, ndërsa 6 për qind ishin serbë.

Sondazhi përfshin përgjigjet e qytetarëve në pyetjen se cilin shtet e konsiderojnë aleatin më të rëndësishëm të Kosovës, si edhe në pyetjen se cilin shtet e konsiderojnë si kërcënimin më të madh të Kosovës.

Cilat janë shtetet që nga qytetarët e Kosovës konsiderohen si aleti më i madh i Kosovës?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) – 77%

Shqipëria – 6%

Gjermania – 6%

Turqia – 3%

Britania e Madhe – 2%

Bashkimi Evropian (BE) – 1%

Asnjë – 2%

Nuk e di / Refuzoi të përgjigjet – 1%

Cilat janë shtetet që nga qytetarët e Kosovës konsiderohen si kërcënimi më i madh i Kosovës?

Serbia – 76%

Rusia – 16%

Bashkimi Evropian (BE) – 1%

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) – 1%

Shqipëria – 1%

Asnjë – 1%

Të gjithë – më pak se 1%

Nuk e di / Refuzoi të përgjigjet – 2%.

(Telegrafi)