Sorensen: Në Kosovë dhe Serbi pashë përkushtim për normalizim e marrëdhënieve

Bruksel, 5 qershor 2026 – I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka shkruar për vizitën që bashkë me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, e ka zhvilluar këtë javë në Kosovë dhe Serbi.

Sorensen ka theksuar se gjatë vizitës ka parë përkushtim për normalizimin, pajtimin, marrëdhëniet e mira fqinjësore.

“Ka qenë kënaqësi ta shoqëroj Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në vizitën e tij në Kosovë dhe Serbi. Është mirë të shohësh përkushtim për normalizimin, pajtimin, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe një të ardhme evropiane për të gjithë qytetarët në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai në X.

(r.m.)

Comment

*