Hagë, 16 shtator 2026 – Sot, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, shpallet aktgjhykimi I shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK): Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të akuzuar për veprat penale “krime të luftës” dhe “krime kundër njerëzimit”, të kryetar gjatë luftës në Kosovë, në përiudhën 1998 – 1999.
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi u arrestuan më 4 dhe 5 nëntor 2020 dhe u transferuan në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Procesi gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit ka nisur në vitin 2023.
Në fjalën përfundimtare, Prokuroria kërkoi që ata të shpallen fajtorë dhe të dënohen me nga 45 vjet burg secili., ndërsa mbrojtësit kanë kërkuar lirimin e tyre nga të gjitha akuzat.
Shpallja e aktgjykimit u shty dy herë. Së pari, ishte paralajmëruar që verdikti të shpallej në muajin maj të këtij viti, pastaj u shty për mujain korrik. Të dyja herët shtyrja e datës së shpalljes së aktgjykimit u bë me arsyetim se lënda ishte shumë voluminoze dhe kërkonte më shumë kohë për shqyrtim të provave e fakteve dhe të dëshmive të dëshmitarëve.
Në fund u vendos që ky aktgjykim të publikohet sot, më 16 shtator.
Deri në ditën që u arrestuan, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi kanë mbajtur pozita të rëndësishme në institucionet shtetërore e politike të Kosovës. Thaçi ishte President I Republikës së Kosovës, Krasniqi ishte kryetar i Kuvenditt ë Kosovës, Jakup Krasniqi ishte deputet dhe ish-kryetar i Kuvenditt ë Kosovës, kurse Selimi ishte deputet i Kuvenditt ë Kosovës.
Shpallja e aktgjykimit ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit pritet me shpresë e besim nga qytetarët shqiptarë, në Kosovë e kudo. Ata besojnë se çlirimtarët do të lirohen nga të gjitha akuzat, të cilat i konsiderojnë të pabazuara në fakte e prova, madje edhe të pakuptimta, duke parasysh faktin se krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit në Kosovë janë kryer nga forcat militare e paramilitare të Serbisë, ndërsa pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë luftuar për çlirimin e Kosovës.
Në Hagë, jo larg ndërtesës së gjykatës, janë tubuar qindra mbështetës të katër ish-krerëve të UÇK-së, të cilët presin që trupi gjykues të shpallë aktgjykim lirues.
Qindra qytetarë janë mbledhur në qendër të Prishtinës për ta përcjellë drejtpërdrejt shpalljen e aktgjykimit. Në sheshin “Skënderbeu” është vendosur një ekran i madh, ku të pranishmit do ta ndjekin transmetimin e seancës nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Edhe në qytete të tjera të Kosovës janë tubuar mbështetës të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit dhe luftës çlirimtare të Kosovës.
(r.m.)