Sot shqyrtohet dosja, ish-ministri Tahiri me avokatin Maks Haxhia në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë do të nisë sot gjykimin e çështjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela.

Tahiri mbërriti në gjykatë me avokatin e tij Maks Haxhia.

Seanca është caktuar në orën 10:00 dhe është e mbyllur për median.

Relator i çështjes së ish-ministrit Tahiri është Sandër Simoni.

Tahiri e apeloi në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila vendosi rihetim nga e para të ish-Ministrit.

Në 26 qershor, Apeli i Posaçëm hodhi poshtë vendimin e shkallës së parë për Tahirin, e cila e dënoi ish-ministrin socialist me 5 vjet heqje lirie, vendim ky i konvertuar në shërbim prove për 3 vite.OraNews