SPAK e çmon vlerësimin e të ngarkuarit me punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë

Tiranë, 12 prill 2024 – Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka falenderuar të ngarkuarin me punë të SHBA, David G. Wisner, për letrën lidhur me vlerësimin e raportit vjetor të prezantuar në KLP.

Përmes një deklarate, SPAK nënvizon angazhimin maksimal për të përmbushur misionin kushtetues në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Në letrën e Winser, drejtuar drejtuesit të SPAK, Dumanit dhe prokurorëve Braho, Xholi dhe Hajnaj, I dërguari me punë i SHBA e cilëson mbreslënëse performancën e tyre “një shembull i shkëlqyer i transparencës dhe llogaridhënies që institucionet publike kudo duhet të aspirojnë”.

Wisner deklaroi se SHBA janë thellësisht krenare me SPAK dhe të gjitha institucionet e pavarura të drejtësisë që po ndërton Shqipëria.

Letra e plotë e David G. Wisner

I nderuar Z. Dumani, Z. Braho, Z. Xholi dhe Znj. Hajnaj,

E ndoqa me interes të jashtëzakonshëm prezantimin tuaj të raportit vjetor të SPAK në Këshillin e Lartë të Prokurorisë më 4 prill.

Performanca juaj ishte vërtet mbresëlënëse dhe një shembull i shkëlqyer i transparencës dhe llogaridhënies që institucionet publike kudo duhet të aspirojnë. Një llogaridhënie e tillë ishte thelbësore për parimet e reformës në drejtësi të vitit 2016 dhe angazhimi juaj ndaj tyre nënvizon cilësinë e institucionit që po ndërtoni.

Ju folët qartë, thatë të vërtetën dhe evidentuatmangësitë, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do të jenë një organizatë më e mirë dhe do të përmbushin pritshmëritë e popullit shqiptar të cilit ju i shërbeni në mënyrë të admirueshme.

Shtetet e Bashkuara janë thellësisht krenare për partneritetin me institucionin tuaj, siç jemi ne me të gjitha institucionet e pavarura të drejtësisë që po ndërton Shqipëria.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim fuqimisht Shqipërinë në këto përpjekje [reforma në drejtësi], të cilat janë hapa kritikë drejt anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin EUropian dhe asaj që meritojnë njerëzit në Shqipëri”, siç tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në shkurt.

Prezantimi i raportit vjetori tregoi saktësisht këtë gjë.

Me respekt,

David G. Wisner

I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë.

(abcnews.al)