SPAK: Kreu i ARRSH investoi 2.2 milionë euro nga tenderat publikë në kompaninë e kontrolluar prej tij

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, u arrestua nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash,b së bashku me dy persona të tjerë me të cilët kishte pasur marrdhënie në një shoqëri të zotëruar prej tij. Ata akuzohen se krijuan një skemë për përfitim në mënyrë të parregullt nga tenderat publikë dhe për investimin e rreth 2.2 milionë eurove në pasuri të paluajtshme në emër të kompanisë që ai e kontrollon.

Edmond Hoxhaj, BIRN

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi të enjten më 14 mars arrestimit e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqitar, ARRSH, Evis Berberi, për akuzat “Korrupsioni pasiv…” dhe “Pastrim Parash…”, të kryer në bashkëunim.

Sipas SPAK, Berberi në cilësinë e kreut të dy institucioneve shtetërore, ka kërkuar dhe përfituar shuma të konsiderueshme parash nga një shoqëri e cila ka qenë fituese e tenderave. Për të mundësuar marrjen e rryshfetit ka përdorur një mënyrë të tërthortë, ku shoqëria fituese e tenderave të institucioneve që ai drejtonte, i transferonte paratë në një shoqëri tjetër të kontrolluar prej tij. Së bashku me Berberin janë vënë në pranga mbrëmjen e të mërkurës për të njëjtat vepra penale edhe Valter Begaj, pronari komanisë që përfitonte tenderat dhe njëkohësisht ortak i shoqërisë së zotëruar indirekt nga ana e Berberit, si dhe Ervis Lame, administratori i shoqërisë së Berberit dhe punonjës në shoqërinë e Begajt.

“Marrja e këtyre përfitimeve është realizuar pas fitimit të procedurave të prokurimit nga ana e shoqërisë ‘N…… Group’, sh.p.k., në zotërim të shtetasit nën hetim V. B., prokurime publike të zhvilluara me titullar të autoritetit kontraktor, shtetasin E.B., dhe më pas kanë kaluar vlera monetare nëpërmjet transaksioneve në drejtim të shoqërisë në zotërim indirekt të shtetasit E. B. “D…..” sh.p.k, me përfitues shtetasin E. B.. Këto vlera monetare të përfituara në mënyrë të parregullt, nëpërmjet shtetasve V. B., E. L. dhe B. B., i ka investuar në veprimtarinë ekonomike për blerjen e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “D…..”sh.p.k, që përbëjnë edhe produkte të veprës penale”, sqaron SPAK.

Nga hetimi i filluar vitin e kaluar dyshohet se Berberi, fillimisht në cilësinë e ish Drejtorit të Përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë dhe më pas si Drejtor i Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka  kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëria “Net – Group”,sh.p.k. e cila ka fituar tenderat, përfitime të parregullta monetare të marra në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet shoqërisë “DAAM sh.p.k.”, të kontrolluar prej tij.

“Marrja e këtyre përfitimeve është realizuar pas fitimit të procedurave të prokurimit nga ana e shoqërisë “N…… Group”, sh.p.k., në zotërim të shtetasit nën hetim V. B., prokurime publike të zhvilluara me titullar të autoritetit kontraktor, shtetasin E.B., dhe më pas kanë kaluar vlera monetare nëpërmjet transaksioneve në drejtim të shoqërisë në zotërim indirekt të shtetasit E. B. “D…..” sh.p.k, me përfitues shtetasin E. B.. Këto vlera monetare të përfituara në mënyrë të parregullt, nëpërmjet shtetasve V. B., E. L. dhe B. B., i ka investuar në veprimtarinë ekonomike për blerjen e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “D…..”sh.p.k, që përbëjnë edhe produkte të veprës penale”, citohet në njoftim dhe shtohet se bazuar në këto rrethana dyshohet se Berberi ka konsumuar veprat penale të korrupsionit pasiv dhe pastrimit të parave.

Sipas SPAK, investimi i parave të korrupsionit për blerjen e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë së kontrolluar nga Berberi janë kryer gjatë koohës që ortakë të shoqërisë “DAAM sh.p.k.” kanë qenë oratëk të shoqërisë shtetasit Valter Begaj, Ervis Lame dhe shtetësja B.B., që dyshohet se në bashkëpunim me kreun e ARRSH-së, kanë pastruar paratë.

Nga hetimi ka rezultuar se gjatë kohës kur Berberi ka qenë drejtor i Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 137.4 milionë lekë lekë pa TVSH, me operator fitues shoqërinë e zotëruar prej Begajt, “Net Group” sh.p.k., kurse gjatë kohës që ka drejtuar Autoriteti Rrugor Shqiptar, janë zhvilluar tre procedura prokurimi të tjera në vlerën totale 101,8 milionë lekë, pa TVSH, me fitues bashkimin e operatorëve në të cilin ka qenë pjesëmarrës dhe shoqëria e Begajt. Po ashtu, ka rezultuar se shoqëria nën zotërim indirekt të Berberit ka përfituar të ardhura nga shoqëria e Begajt, në vlerën totale rreth 223.4 milionë lekë më TVSH.

Sipas ekstraktit historik të shoqërisë “DAAM shpk” që gjendet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezutlton se është themeluar në vitin 2017 nga Valter Begaj, i cili vitin 2018 i ka shitur kuotat e shoqërisë tek Evis Berberi. Ervis Lami në vitin 2017 është caktuar si përfaqësues i posaçëm i shoqërisë, ndërkohë që në vitin 2019, Evis Berberi i ka shitur kuotat tek aksionerja aktuale e shoqërisë “DAAM shpk”, shtetases B.B.

Arkiva e Agjencisë së Prokurimeve Publike tregon se Net Group ka fituar 298 procedura prokurimi në autoritete të ndryshme kontraktore nga viti 2017 deri në vitin 2024. Në vitin 2017, kompania fitoi 13 kontrata me vlerë të vogël për një total prej 870 mijë lekë. Por në vitet në vijim, numri i kontratavve dhe vlera e tyre u rrit në mënyrë dramatike. Në total kompania u shpall fituese për një vlerë të përgjithshme prokurimi prej 424 milionë lekësh. Kompania DAAM fitoi gjatë kësaj periudhe 25 procedura prokurimi me vlerë 25 milionë lekë.

(Reporter.al)