Spanja nuk do ta përkrahë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Bruksel, 20 dhjetor 2022 – Spanja bëri të ditur se nuk do të përkrahë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Qeveria nuk do të mbështesë kandidaturën në rrethanat aktuale dhe ky qëndrim nuk ka ndryshuar”, tha përfaqësues i Spanjës për BE, Pascual Navarro, të martën në bruksel, para Komisionit të Përbashkët për BE-në.

Ai deklaroi se Spanja nuk e njeh Kosovën, prandaj do të votojë kundër çdo vendimi procedural dhe dhënies së statusit kandidat të Kosovës.

“Pasi Kosova të ketë dorëzuar zyrtarisht kërkesën e saj për anëtarësim në Presidencën aktuale, në këtë rast në Republikën Çeke, duhet të merret një vendim procedural, të cilin supozohet se do ta miratojë Suedia, kryesuese e re e BE-së, nga janari”, tha Navarro.

Ai tha se nuk është e jashtëzakonshme të kërkohet mendimi i Komisionit Evropian, më pas të debatohet për këtë çështje në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme dhe në fund të vendoset nga liderët evropianë në Këshillin Evropian.

Navarro tha se Qeveria e Spanjës ka “qëndrim konstruktiv” ndaj Ballkantn Perëndimor, se e mbështet dialogun Kosovë- Serbi si edhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

Të enjten, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia dorëzoi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE Çekisë, e cila ësëkryesuese e Bashkimit Evropian deri më 1 janar.

“Kemi ardhur në Pragë për të riafirmuar zotimin e pandryshueshëm të Kosovës ndaj vlerave themelore të BE-së, lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut, barazisë dhe sundimit të ligjit, duke dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE”, tha ai.

Kurti e ka quajtur një ditë historike për Kosovën dhe një ditë e madhe për demokracinë në Evropë.

(r.m.)