Spiropali në Departamentin Amerikan të Tregtisë: “Shqipëria është vend i hapur për biznesin amerikan”

Uashington, 7 shkurt 2026 – Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila po qëndron në Uashington, ka njoftuar se në Departamentin Amerikan të Tregtisë ka pasur një takim me Zëvendëssekretarin për Tregtinë Ndërkombëtare, William P. J. Kimmitt, dhe Zëvendëssekretarin për Industrinë dhe Sigurinë, Jeffrey I. Kessler.

Nw njw postim nw rrjetet sociale, ajo ka shkruar se nw kwtw takim wshtw diskutuar “për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, sidomos për rritjen e investimeve amerikane, energjinë, infrastrukturën dhe projektet me rëndësi strategjike”.

Spiropali ka theksuar se Shqipëria “mbetet një aleate e besueshme në NATO dhe një vend i hapur për biznesin amerikan në Ballkanin Perëndimor”.

Postimi i plotë:

Gjatë vizitës në Uashington zhvillova një takim në Departamentin Amerikan të Tregtisë, me Zëvendëssekretarin për Tregtinë Ndërkombëtare, William P. J. Kimmitt, dhe Zëvendëssekretarin për Industrinë dhe Sigurinë, Jeffrey I. Kessler.

 Folëm për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, sidomos për rritjen e investimeve amerikane, energjinë, infrastrukturën dhe projektet me rëndësi strategjike.

Shqipëria mbetet një aleate e besueshme në NATO dhe një vend i hapur për biznesin amerikan në Ballkanin Perëndimor.

Partneriteti ynë me SHBA-të po forcohet jo vetëm në fushën e sigurisë, por edhe në zhvillimin ekonomik dhe investimet konkrete.

(r.m.)