Stoltenberg bën thirrje për shtensionim të situatës në veri të Kosovës

Bruksel, 28 qershor 2023 – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sërish u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë të ndërmarrin hapa për shtensionim të situatës në pjesën veriore të Kosovës.

“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga çdo gjë që mund të përshkallëzojë mëtutje tensionet. Dhe të kthehen menjëherë te dialogu i lehtësuar nga BE-ja, që është rruga e vetme përpara”, ka thënë ai.

Stoltenberg e ka bërë këtë deklaratë në selinë e NATO-s, në Bruksel, pas takimit me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.

Stoltenberr ka thënë se ndër temat e bisedës së tij me kryeministren estoneze ka qenë edhe situata në Kosovës. Ai ka thënë se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është duke përmbushur mandatin e vet në mënyrë të paanshme.

“Misioni ynë, KFOR, po vazhdon të përmbushë në mënyrë të paanshme mandatin e tij që buron nga OKB-ja”, ka thënë  Stoltenber, citon faqja zyrtare e NATO-s.

(r.m.)