Stoltenberg: NATO nuk do të lejojë që në Kosovë të përsëritet dhuna e viteve 1990

Bruksel, 8 tetor 2023 – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur për situatën në veri të Kosovës. Në një intervistë për “Welt”, ai ka thënë NATO është e shqetësuar për situatën e tensionuar në Kosovë.
“Situata në Kosovë është arsye për shqetësim të madh”, ka thënë Stoltenberg.
Ai ka thekduar se NATO nuk do të lejojë në Kosovë të përsëritet dhuna e viteve 1990.
“Dua të them shumë qartë: trupat e NATO-s janë të gatshme të ruajnë paqen në Kosovë. Nuk do të lejojmë që dhuna e viteve 1990 të kthehet”, ka thënë ai.
Stoltenberg ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Kjo është mënyra e vetme për të arritur paqe të qëndrueshme për të gjitha komunitetet”, ka thënë ai.
Dy javë më parë, një grup i armatosur i serbëve sulmoi policinë e Kosovë në pjesën veriore të Kosovës, ku u vra një oficer policor i Kosovës. Në vendin e ngjarjes u gjetën sasi të mëdha të armëve të kalibrave të ndryshme, raketahedhës e mjete të ndryshme shpërthyese, sasi të mëdha municionesh dhe pajisje të ndryshme luftarake, të mjaftueshme për një njësi këmbësorie prej 250 deri 200 ushtarësh.
Autoritetet e Kosovës e akuzojnë Beogradin zyrtar për armatosjen grupit dhe për planifikimin dhe organizimin e sulmit.
(r.m.)