Sulmi i 24 shtatorit në Banjskë ishte në qendër të debatit në KS të OKB-së

Nju Jork, 23 tetor 2023 – Sulmi i grupit të armatosur të serbëve ndaj Policisë së Kosovës në Basnjkë, në pjesën veriore të Kosovës, i cili është cilësuar si sulm terrorist, ishte në qendër të debatit në seancën për Kosovën të Këshillit të Sigurimit (KS) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), të hënën, në Nju Jork.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ky sulm, të cilin ajo e cilësoi si agresion ndaj Kosovës, ishte përpjekje e Serbisë për aneksimin e pjesës veriore të Kosovës, sipas modelit të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia.

This image has an empty alt attribute; its file name is Vjosa-Osmani-ne-KS-te-OKB-se.jpg

 “Serbia priste që atë ditë të kishte sukses në planin e saj për aneksimin e veriut të Kosovës, sipas modelit të aneksimit të Krimesë. Por, u kap në befasi nga përkushtimi i palëkundur dhe reagimi profesional i Policisë së Kosovës”, tha aj.

Osmani tha se tashmë ka prova të pakontestueshme se ky sulm, i kryer nga një grup i armatosur, është organizuar, është stërvitur dhe është armatosur nga shteti i Serbisë. Ajo bëri thirrje që organizatorët dhe kryesit e sulmit, të cilët kanë gjetur mbrojtje në Serbi, të ekstradohen dhe të nxirren para drejtësisë në Kosovë.

Osmani j hodhi poshtë akuzat e Serbisë se serbët në Kosovë janë të diskriminuar. Ajo theksoi se është Serbia ajo që po i terrorizon serbët, për të penguar integrimin e tyre të plotë në institucionet shtetërore të Kosovës.

Presidentja e Kosovës e akuzoi Serbinë për mosbatim të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

“Kosova është palë konstruktive në dialog, ndërsa lista e marrëveshjeve që nuk zbatohen nga Serbia është shumë e gjatë. Ne duam zbatim të plotë dhe të shpejtë të marrëveshjeve të dakorduara në Bruksel në muajin shkurt, dhe atë në mënyrë fer e të balancuar”, theksoi ajo.

Presidentja Osmani iu përgjigj edhe akuzave të Serbisë lidhur me Asoociacionin e Kmunave me shumicë serbe.

“Konfirmoj se jemi të përkushtuar që të bëjmë më shumë për serbët në Kosovë. Por, ne nuk do t’i japim Serbisë instrumente përmes së cilave ajo mund të shkatërrojë jetën e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe të vazhdojë të tentojë të shkatërrojë sovranitetin dhe integritetin tonë territorial”, theksoi aj.

Por, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e mohoi përfshirje të shtetit në sulmin terrorist të 24  shtatorit në Banjskë.

This image has an empty alt attribute; its file name is Ana-Berrnabiq-ne-KS-te-OKB-se.jpg

“Beogradi ose forcat e sigurisë, strukturat e sigurisë nuk kanë qenë të përfshirë në këtë ngjarje dhe jemi të gatshëm që komunitetit ndërkombëtar t’i ofrojmë dëshmi për ta vërtetuar këtë”, tha ajo.

Bërnabiq e cilësoi sulmin në Banjskë si “reagim “logjik” të serbëve të Kosovës ndaj “terrorit” të Qeverisë së Kosovës ndaj tyre, ndërsa vrasjen e tre pjesëtarëve të grupit të armatosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë e Kosovës e cilësoi si “ekzekutim me gjatftohtësi”.

“Ka ndodhur një konflikt i armatosur midis një grupi të armatosur të serbëve nga Kosova, Policisë dhe formacioneve paramilitare në Banjskë. Tani janë duke vazhduar hetimet për të hedhur dritë mbi të gjitha paqartësisë, përfshirë edhe mënyrën se si e kanë humbur jetën dy nga tre serbët, që duket të ketë qenë ekzekutim gjakëtoftë i tyre pasi janë dorëzuar”, tha ajo.

Bërnabiq e akuzoi Kosovën për moszbatim të marrëveshjeve të arritura në kuadrin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Por, ajo e përmendinëkëtë kontekst vetëm marrëveshjen për Asoociacionin e Kmunave me shumicë serbe.

Bërnabiq theksoi se themelimi i Asociacionit është kusht për zbatimin e marrëveshjeve të tjera nga Serbia.

“Asociacioni është një element i pashmangshëm për zbatimin e çdo marrëveshjeje tjetër”, tha ajo.

Debati për Kosovën në KS të OKB-së u hap me raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, të cilin e prezantoi Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh. Ajo u bëri thirrje të dy palëve që të mundësojnë hetim të plotë lidhur mesulmin e24 shtatorit në Banjskë.

This image has an empty alt attribute; its file name is Caroline-Ziadeh-ne-KS-te-OKB-se.jpg

“Është thelbësore që hetimet që po zhvillohen aktualisht të ofrojnë mundësinë për të dokumentuar me fakte këto ngjarje dhe për t’i mbajtur autorët përgjegjës”, tha Ziadeh.

Ajo e cilësoi se “mundësi të humbur” mungesën e një konsensusi në takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që  zhvillua  në Bruksel më 14 shtator.

“Kjo ishte një mundësi e humbur për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive drejt një programi për zbatimin e angazhimeve përkatëse të palëve, sipas marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe në Ohër në fillim të këtij viti”, tha Ziadeh.

Ajo tha se shpreson që vizitat e “pesëshes së madhe” në Prishtinë e në Beogradit, më 21 tetor, do të japin rezultat dhe bëri thirrje për “kompromis” midis palëve.

“Ngërçi aktual politik, me ndikimin e tij në sigurinë dhe mirëqenien e popullatës, mund të tejkalohet vetëm përmes kompromisit që duhet të arrihet në Dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, theksoi Ziadeh

(r.m.)