Nga Agim Aliçkaj
• KOSOVA ËSHTË NJË SHTET I SUKSESSHËM, I NDIHMUAR DHE I KRIJUAR NGA AMERIKA;
• INTERESAT STRATEGJIKE TË AMERIKËS DHE KOSOVËS PËRPUTHEN ME NJËRA-TJETRËN;
• KOSOVA ËSHTË MIKE E PËRHERSHME DHE PARTNERE E BESUESHME PËR AMERIKËN;
• DIALOGU STRATEGJIK MIDIS KOSOVËS DHE AMERIKËS DUHET TË RIFILLOJË SA MË SHPEJT QË TË JETË E MUNDUR;
• ANËTARËSIMI I KOSOVËS NË NATO ËSHTË HAPI MË I RËNDËSISHËM PËRPARA;
Këto ishin disa nga përfundimet e takimit të mbajtur disa ditë më parë, ku mora pjesë si Drejtor Ekzekutiv i LQSHA (Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane), së bashku me aktivistin Behlul Gashi, President i organizatës “Shqipëria Tjetër ” për SHBA me Bordin, si dhe miq e aktivistë të tjerë, në restorantin e z. Gashi në New Rochelle.
Kongresisti Self ishte i interesuar të dëgjonte nga ne se kush po e shtyn agjendën kundër qeverisë së Kurtit. Ishim të pajtimit se, ndërsa Serbia është burimi i të gjitha problemeve në Ballkan, në Kosovë janë opozita dhe mediat e kontrolluara prej tyre, në bashkëpunim me oligarkët dhe ish-ambasadorin Grenell, i cili përfaqëson interesat serbe.
Edhe pse Grenell nuk mban ndonjë pozitë të rëndësishme në administratën Trump, ka përdorur lidhjet e tij për të ushtruar presion mbi Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë kundër Kurtit, të cilin e urren tej mase.
Ky rezultoi të ishte një takim shumë i rëndësishëm në mbështetje të Republikës së Kosovës.