Beqir SINA – Lushnje
Me rastin e 32 vjetorit, të “braktisjes” së kampit të interrnimit, Savër – Lushnje, një grup ish të interrnuar kanë kujtuar të dielën më 21 gusht, jetën e tyre, duke treguar historitë e tyre të jashtëzakonshme, sot përmes nji këndvështrimi shumë interesant, tani në botën e lirë.
LUSHNJE : Në qytetin e Lushnjes ish “ kryeqytetin” e Shqipërisë për kampet e punës, është mbajtur një takim përkujtimor, i cili nga tre ish të përndjekur politik Sofo Kuqeshi, Tefta Çapo- Mersini dhe Gëzim Baruti, është bërë tradicional dhe mbahet në fund të muajit gusht.
Ndërsa, për të shënuar 32 vjetorin e largimit të ish internnuarve, daljen në botë e lirë, familjet e tyre të cilat hynë në burgje dhe kampet mbas ardhjes së rregjimit të Enver Hoxhës të vitit 1944, u mblodhën së bashku në Memorialin e ish-të përndjekurve politik në Lushnje, i cili ngrihet në përkujtim të 32 mijë personave, që u dënuan pa u gjykuar…..për të kaluar gjithë jetën e tyre në kampet e interrnimit.
Disa prej tyre që kaluan vite të tëra në kampet e interrnimit aktualisht jetojnë në Shqipëri, kurse shumica janë të vendosur në Greqi, Itali, Francë, Gjermani, Angli, SHBA dhe Kanada, por ka edhe Sofo Kuqeshi që e ka ndërtuar jetën e tij në Savër por që sot secli prej tyre me nostaligji dhe me mall kujton Savrën, shoqërinë dhe bashkëvuajtjen e tyre.
Me rastin e 32 vjetorit, të “braktisjes” së kampit të interrnimit, Savër – Lushnje, kësaj radhe u bënë bashk më shumë se 20 ish të intetrrnuar të cilët me një ceremoni të thjesht kan kujtuar me 21 gusht, jetën e tyre, dhe, duke treguar historitë e tyre të jashtëzakonshme, sot përmes nji këndvështrimi shumë interesant, tani në botën e lirë.
Ishin pikërisht këta njerëz nga ky kamp interrnimi dhe familjet e tyre, fisnike, që ishin edhe krenaria dhe bukuria atij kampi, dhe atij vendi që për nga kultura dhe tradita, qysh në atë kohë dukeishin një “Parisë i vogël” në mes të Shqipërisë, që shumë pak njerëz në atë kohë e dinin se kush ishte Savra dhe banorët e saj.
Për takimin pati njoftime në rrjetet sociale si facebook si dhe me telefonata, thanë ata nisur me mesazhe nga tre organizatorët Sofo Kuqeshi dhe Tefta Mersini (motra e Eqerem, Hydai dhe Fadil Çapës) dhe Gëzim Barutit për të Ish të interrnuarit – ku si edhe ceka më lart shumica e tyre, jetojnë sot në perendim duke u mbledhur para Memorialit e ish të përndjekurve politik në Lushnje, dhe më pas ata u takuan në Savër.
Ky përvejtor nisi me vendosjen e një buqete me lule në vendin ku pikërisht është ngritur Memoriali i ish të përndjekurve politik në Lushnje, dhe më pas me vizita në ish-banesat e mbetura të ish të internuarve, kryesisht ato në zonat ku kanë qenë baraket e famshme me kallama dhe baltë, ku shumë pak gjurmë duken edhe tani.
Zëri i Amerikës korespondenti i saj për jugun Rajmond Kola ndoqi këtë takim përkujtimor dhe intervistojë pranë memorialt disa nga pjesamrrësit të cilët e bënë eventin shumë mallëngjyese dhe të paharrueshme nëpërmjet kujtimevevtë tyre .
Ndër të pranishmit mund të permend , edhe pjesmarrësit nga SHBA , Paulin Mrnaçaj nipi i Nikoll Marnaçajt me bashkëshorten Drita Vushaj , Elami Agolli, Dine Dineja. Simon dhe Leon Mirakën Luan Çeliku me bashkëshorten Nexhi dhe djalin e tij nga Belgjika, dhe e motra e tij Tina Kaca, Kadri Prengjonin, Gjergj Suljoti, Myftar dhe Shpëtim Berhamaj, Ylli Iljazi, me bashkëshorten Fiqerete , Tefta Mersini – Çapo nga Vlora, Sofo Kuqeshi dhe Gëzim Baruti .
Bedrije Kaba ishte me shoqen e saj Magdalena Buzi , ndërsa nga Tirana kishte erdhur Neritan Kolgjini i bri i Ahmeti Kolgjinit.
Pjesëmarësit në fund e mbyllën këtë ceremoni duke bërë disa fotografi dhe u takuan me mall si ish banorët e Savrës, ashtu siç ishin së bashku te internuar duke, shkuar në një restorant që ndodhet në afërsi të memorialit dhe shkëmbyen biseda interesante rreth jetës së tyre në interrnim dhe në vendet ku ata jetojnë tani.