Talibanët duan të ulin tensionet në Afganistan

Kabul, 17 gusht 2021 – Raportimet nga kryeqyteti afgan, Kabuli, flasin për një situatë më të qetë, krahasuar me një ditë më parë.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit ka vazhduar pa probleme të mëdha evakuimi i shtetasve të huaj dhe i afganëve që kanë punuar për misionet e huaja na Afganistan.

Në kryeqytet janë hapur furrat, farmacitë, tregjet e dyçanet e arikujve elementarë jetësore, por edhe disa lokale hoteliere. Ndërkaq, në rrugët që dukeshin të shkreta një ditë më parë, të martën ka pasur më shumë trafik e gjallëri.

Ndërkohë, talibanët,të cilët e kanë marrë kontrollin në vend kanë dhënë shenja se duan t’iulin tensionet dhe t’I shmangin hakmarrjen ndaj zyrtarëve dhe punonjësve të institucioneve shtetërore.

Udhëheqësi i talibanëve ka dhënë urdhër që askush nga luftëtarët e tij të mos hyjë në shtëpitë e njerëzve apo të ndërhyjë në automjetet e ambasadave të huaja, sidomos në Kabul.

Ai i ka paralajmëruar plaçkitësit se do të dënohen rëndë nëse kapen në shtëpitë e pronat e qytetarëve ose duke abuzuar me pushtetin që e ushtrojnë me armë..

Madje, ai u ka bërë thirrje të gjithë punonjësve qeveritarë që të kthehen në vendet e tyre të punës, pa frikë se mund të pësojnë.

Raportimet nga Kabuli thonë se talibanët, me të hyrë në Kabul, kanë nisur plaçkitjen dhe dhunimin e qytetarëve.

(r.m.)