Tiranë, 20 maj 2025 – Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka njoftuar se të dielën, më 25 maj, do të nisë një prej stërvitjeve më të mëdha ushtarake shumëkombëshe, e njohur si “Defender Europe 25”.
Ministri Vendi, në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se stërvitja, e cila do të drejtohet nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të zhvillohen në Shqipëri dhe në Kosovë.
“Më 25 maj, Shqipëria mirëpret një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake shumëkombëshe: Defender Europe 25, e drejtuar nga Komanda Evropiane e SHBA (USEUCOM). Forcat e NATO-s dhe partnere do të stërviten në Shqipëri dhe Kosovë për mbrojtjen e objekteve kritike, operacione sulmuese dhe mbrojtëse, si dhe për sigurinë në pika kyçe dislokimi. Një test i ndërveprueshmërisë dhe një mesazh i qartë: NATO është e bashkuar”, ka shkruar ministri.
Ai ka postuar edhe një videoregjistyrim me pamje nga stërvitja e kaluar.
Edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se në stërsitjen shumëkobëshe “Defender 2025” do të marrë pjesë edhe Forca e Sigurisë e Kosovës.Ditë më parë, ai ka thënë se përgatitjet për këtë stërvitje masive ushtarake po zhvillohen sipas planit.
Në vitin 2023 pjesëmarrja e Kosovës në stërvitjen “Defender Europe ‘23” ishte pezulluar për shkak të ngritjes së tensioneve në pjesën veriore të Kosovës. Pezullimi ishte si ndëshkim për vendosjen në zyrat e katër komunave veriore të kryetarëve shqiptarë, gjë që shkaktoi reagimin e ashpër të serbëve dhe grupeve të militantëve serbë të dirigjuar nga Beogradi.
Faktori ndërkombëtar i pati vlerësuar këto veprime si “të njëanshme” dhe si “të pakoordinuara” të qeverisë së Kosovës. Bashkimi Evropian pati vendosur edhe masa ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat nuk janë hequr ende, ndonëse komisioni evropian ka vlerësuar se Kosova i ka përmbushur kërkesat për deeskalimin e situatës, të formuluara nga ish-përfaqësuesi për politikë të jashtme e siguri, Joseph Borrell.
(r.m.)