Të mërkurën u jepet lamtumira e fundit Ornela Shehinit e Florind Belliut

New York, 9 gusht 2022 – Çifti shqiptar, Florind Belliu dhe Ornela Shehini, do të përcillen në banesën e fundit të mërkurën, njofton gazeta “Dielli”.

Ceremonia mortore për çiftin e bashkëshortëve që u hodhën nga kati i 6-të i pallatit ku banonin do të organizohet nga komuniteti shqiptar në New York.

Çifti ishin prindër të dy fëmijëve dhe ishin në pritje të fëmijës së tretë, pasi Ornela e ndjerë ishte shtatzënë.

“Nesër, më 10 Gusht 2022 nga ora 2 – 9 Pm në adresën e Funeralit: Farenga Brothers Funeral Home 920 Allerton Ave Bronx, NY 10469 (718) 654-0500, komuniteti shqiptar në New York e më gjerë do të përcjellë për në banesën e përjetshme bashkëshortët Ornela Shehi dhe Florind Belliu”, thuhet në njoftim.

Bashkëshortët u ndanë nga jeta tragjikisht, duke lënë jetimë dy fëmijët e tyre të mitur dhe në dhimbje e pikëkllim jo vetëm familjarët dhe miqtë e tyrte, por çdo shqiptar e njeri të ndërgjegjshëm për tragjedinë.

This image has an empty alt attribute; its file name is Policia-ne-vendin-ku-u-hodh-cifti-Belliu-1.jpg

Shkaku dhe rrethanat e aktit tragjik, me gjasë, do të mbeten të pandriçuara deri në fund, për shkak se në kohën e tragjedisë në banesë gjendeshin vetëm  dy fëmijët e tyre, njëri 5 vjeç dhe tjetri vetëm 2 vjeç.

Në ditët pas tragjedisë në media u publikuan versione të ndryshme lidhur me arsyet apo shkakun e aktit tragjik. Ka dominuar version i famijlarëve të Ornelës, sipas të cilit Florindi kishte probleme me shëndetin mendor dhe një kohë ishte trajtuar në një klinikë psikiatrike. Por, informacione më të plota dhe më të detajuara deri më tash nuk janë publikuar.

(r.m.)