Gazë, 30 korrik 2025 – Sulmet ajrore dhe të shtënat izraelite në Rripin e Gazës vranë të paktën 46 palestinezë nga nata deri në mëngjesin e së mërkurës, mbi 30 prej të cilëve ishin në turmat që prisnin për ushqim.
Ushtria izraelite nuk ka komentuar menjëherë sulmet, por e fajëson Hamasin për viktimat civile. Sipas ushtrisë izraelite, militantët e Hamasit po “operojnë në zona me popullsi të dendur”.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë, të mërkurën, po ashtu njoftoi për vdekjen e shtatë palestinezëve të tjerë, përfshirë një fëmijë si pasojë e kequshqyerjes.
Sipas autoriteteve palestineze, 89 fëmijë dhe 65 të rritur kanë vdekur në Gazë nga kequshqyerja, prej qershorit, kur ka filluar regjistrimi i rasteve të vdekjeve si pasojë e mungesës së ushqimit.
(r.m.)