Çështje të Emigracioni: Për ju Avokati Kieran Both

Punëdhënësit në SHBA duhet të sigurohen që të gjithë punonjësve, pavarësisht nga nënshtetësia ose origjina kombëtare që kanë, u lejohet të punojnë në Shtetet e Bashkuara. Të kesh një Dokument Autorizimi Punësimi (Formulari I-766/EAD) është një mënyrë për të vërtetuar se je i autorizuar të punosh në Shtetet e Bashkuara për një periudhë të caktuar kohore.
Që të bësh kërkesë për leje punësimi, si rregull nevojitet të paraqesësh formularin I-765, Application for Employment Authorization. Duhet të aplikoni për t’u pajisur me EAD nëse:
Statusi i emigracionit që keni ose rrethana në të cilën ndodheni (për shembull, jeni azilant, refugjat ose jo-emigrant me vizë U) ju lejon të punësoheni në Shtetet e Bashkuara, por për këtë nevojitet të paraqisni më parë si provë dokumentin e lejes së punësimit, ose:
Ju kërkohet të aplikoni për leje punësimi (dmth është e nevojshme të kërkoni leje punësimi) sepse:
- Keni paraqitur një aplikim për green card, formulari I-485, Application to Register Permanent Residence or Adjust Status dhe jeni në pritje që të shqyrtohet.
- Keni paraqitur një kërkesë për strehim politik, formulari I-589, Application for Asylum and for Withholding of Removal dhe jeni në pritje që të shqyrtohet.
- Keni një status joemigrues ose gjendeni në një rrethanë të tillë që ju lejon të qëndroni në Shtetet e Bashkuara, por nuk ju lejon të punoni aty pa i paraqitur më parë USCIS-it një kërkesë për t’ju dhënë dokumentin e lejes së punësimit (siç është rasti i studentëve me viza F-1 ose M-1).
Nuk është e nevojshme të aplikoni për EAD nëse keni statusin e rezidentit të ligjshëm të përhershëm pra keni green card. Dokumenti i green card-ës (formulari I-551, Permanent Resident Card) shërben si provë që ju lejohet të punoni në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, nuk keni nevojë të aplikoni për një EAD nëse keni një status jo-emigranti që ju autorizon të punoni për një punëdhënës specifik (për shembull, jeni një jo-emigrant me vizë H-1B, L-1B, O ose P). Nëse vazhdoni të kualifikoheni për të marrë autorizim punësimi ose vazhdoni të jeni të autorizuar të punësoheni për shkak të statusit ose rrethanave, por EAD-së suaj po i afrohet data e skadimit ose ka skaduar, duhet të aplikoni për rinovimin e EAD-së duke paraqitur një Formular të ri I-765 si dhe tarifën përkatëse (nëse kërkohet), përveç rasteve kur bëni kërkesë për përjashtim nga pagesa e tarifës dhe ajo ju miratohet. Ju inkurajojmë të paraqisni kërkesën tuaj të rinovimit sa më shpejt të jetë e mundur, brenda 180 ditëve nga data e skadimit të EAD-së për të shmangur mundësinë e krijimit të një hendeku, pra një periudhe kohe kur keni autorizim për të punuar, por jo dokumentin përkatës. Nëse EAD-ja juaj humbet, vidhet ose shkatërrohet, mund të kërkoni t’jua zëvendësojnë me një të re. Për këtë qëllim duhet të paraqisni një Formular të ri I-765 si dhe tarifën përkatëse, përveç rasteve kur bëni kërkesë për përjashtim nga pagesa e tarifës dhe ajo ju miratohet. Nëse nuk e keni marrë dokumentin EAD që ju ka dërguar me postë USCIS-i, mund të paraqisni një kërkesë për të hetuar arsyet pse nuk ju ka mbërritur dokumenti në fjalë.
Nëse dokumenti juaj EAD përmban informacion të pasaktë, por që nuk është për shkak të një gabimi nga USCIS-i, duhet të paraqisni:
Një Formular të ri I-765; tarifën përkatëse, nëse kërkohet (ose një kërkesë për heqje të detyrimit të pagesës së tarifës); Çdo dokument sic specifikohet në udhëzimet e formularit si dhe kartën që përmban gabimin. Nëse dokumenti juaj EAD përmban një pasaktësi që është për faj të USCIS-it, atëherë USCIS-i do të bëjë korrigjimin e duhur pa asnjë kosto shtesë nga ana juaj. Në këto raste, nuk është e nevojshme të paraqisni një formular të ri I-765. Keni dy opsione të mundshme në dispozicion:
Nëse kërkesa juaj nuk kërkon të paraqisni prova (për shembull, nëse është e qartë që gabimi është drejtshkrimor), mund të paraqisni një kërkesë për shërbim nëpërmjet faqes së internetit të USCIS-it. Ju lutemi shpjegoni gabimin dhe fusni informacionin e saktë. Ju lutemi të zgjidhni opsionin “EAD Replacement due to USCIS Error” (Zëvendësim i EAD-së për shkak të një gabimi të USCIS-it) kur të paraqisni kërkesën tuaj. Duhet gjithashtu të ktheni kartën që përmban gabimin në adresën e mëposhtme. Shënim: Duhet të përdorni shërbimin postar të Shteteve të Bashkuara (USPS) për të kthyer kartën tuaj. Përdorimi i shërbimeve të tjera si UPS, FedEx ose DHL nuk është i mundur për këtë adresë.
USCIS
Lee’s Summit Production Facility
Attn: I-765 Replacement Cards
7 Product Way
Lee’s Summit, MO 64002
USCIS-it do t’i duhen afërsisht 30 ditë nga data kur merr kartën, që të fillojë procesimin e kërkesës suaj dhe, nëse gabimi ishte për shkak të USCIS-it, t’ju dërgojë një kartë të re. Ju lutemi, ruani informacionin e gjurmimit për të siguruar që karta juaj është postuar siç duhet. Në këtë afat kohor nuk përfshihet koha e dërgimit/procesimit nga USPS-i.
Nëse gabimi nuk ka ndodhur për shkak të ndonjë gabimi nga ana e USCIS-it, do të njoftoheni lidhur me procedurën që duhet të ndiqni në rastet kur nevojitet një korrigjim që nuk është për faj të USCIS-it, ose për faktin nëse nevojitet që të paraqisni prova për të treguar gabimin dhe korrigjimin e nevojshëm (për shembull, nëse gabimi lidhet me periudhën e vlefshmërisë së kartës EAD), ose nëse dëshironi të dërgoni me postë njëherë e mirë gjithshka, mund të paraqisni në adresën e lartpërmendur së bashku me kartën që përmban gabimin edhe një letër ku shpjegoni gabimin si dhe t’i bashkëngjitni provat përkatëse.
Nëse USCIS-i e merr aplikimin ose kërkesën tuaj për zëvendësim të kartës EAD, por ju nuk keni më një bazë të vlefshme për të aplikuar për një EAD ose për autorizim pune, pra nuk kualifikoheni më për të marrë EAD, karta nuk do t’ju kthehet dhe do të njoftoheni se nuk keni më një bazë aktuale për të aplikuar për EAD ose për autorizim pune.
Kjo rubrikë nuk e zëvendëson konsultën individuale ligjore me një avokat që njeh mirë faktet dhe rrethanat që një person i caktuar ka paraqitur në çështjen e tij ose të saj. Ju bëjmë thirrje që për rastin tuaj konkret, të këshilloheni me një profesionist me përvojë në fushën e emigracionit. Qёllimi ynёёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar dhe të bëjmë të mundur që emigrantёt të kenë informacionin e nevojshëm pёr tё kёrkuar ndihmё nё mёnyrё tё pavarur. Ju inkurajojmë që komentet apo pyetjet tuaja t’i bëni përmes telefonit apo e-mail-it. Adresa elektronike është: info@bothlaw.com