Të shtëna para gjykatës në Belifield, plagosen babai dhe vëllai i vrasësit të boksierit shqiptar, Besar Nimani

Bielifeld (Gjermani), 26 shkurt 2025 – Sot në Gjykatën e Bielefeldit ka nisur gjyqi për rastin e vrasjes së boksierit shqiptar, Besar Nimani (38 vjeç), por në momentin që ka filluar seanca, para ndërtesë së gjykatës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Të shtënat kanë ardhur nga një automjet në lëvizje, raporton BILD.

Shënjestër e të shtënave ishin babai dhe vëllai i autorit të vrasjes së Nimanit, Hüseyin Akkurt. I pari ka marrë një plumb në mushkëri dhe, sipas autoriteteve, është në gjendje kritike për jetën, ndërsa tjetri është qëlluar në këmbë.

Dyshohet se gjatë të shtënave është plagosur edhe një person i tretë. Pati raportime se i plagosuri i tretë është vëllai i boksierit të ndjerë shqiptar, por kjo nuk është konfirmuar.

Raportohet se policia gjermane e ka arrestuar autorin e sulmit me armë dhe është vënë në kërkim të një personi tjetër që dyshohet të ketë qenë bashkëpunëtor.

Autori i dyshuar i vrasjes së boksierit Nimani, Hüseyin Akkurt (38 vjeç), u arrestua në Bruksel, në muajin korrik, dhe u ekstradua në Gjermani, kurse i dyshuar i dytë është ende në arrati.

Boksieri ndjerë shqiptar nga Kosova, Besar Nimani, u vra më 9 mars të vitit të kaluar në qytetin e Bielefeldit. Ai u qëllua sapo doli nga një restorant.

Autoritetet gjermane e hetuan rastin si përplasje mes grupeve kriminale për larje hesapesh.

Besar Nimani, gjatë karrierës së tij në boksin profesionist, i ka zhvilluar 27 ndeshje, Ai i ka shënuar 26 fitore dhe vetëm një humbje.foto galeri

foto galeri

foto galeri

(r.m.)