Tërmeti me magnitudë 5.2 ballë godet Shqipërinë

Tërmeti ka tundur një rajon qendror të Shqipërinë, në mbrëmjen e së dielës.

Sipas disa burimeve ishte 5.2 ballë i shkallës Rihter me epiqendrën pranë Tiranës.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete të tjera, duke përfshirë edhe Durrësin dhe Lezhën.

Një tërmet prej 4.8 ballësh është regjistruar edhe në Maqedoni, pak minuta përpara atij të Shqipërisë.

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se tërmeti ka shkaktuar dëme të lehta në Xibër të bashkisë Klos.

“Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit”, thuhet në njoftim.