“Thirrje për rezistencë” në pjesën veriore të Kosovës

Prishtinë, 13 shkurt 2024 – Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hapur rast për fletushkat e shpërndara në pjesën veriore të vendit, ku bëhet “thirrje për rezistencë” ndaj organeve të sigurisë dhe administratës së Kosovës në pjesën veriore të vendit.

“Pas konsultimit me prokurorin e Prokurorisë Speciale është hapur rasti thirrje për rezistencë dhe nxitje të urrejtjes. Nuk ka të dyshuar e as të arrestuar”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë nsë Kosovës në veri, Veton Elshani,

Në fletushkat që janë shpërndarë të hënën, të cilat mbajnë mbishkrimin e organizatës “Mbrojtja popullore”, e cila doli për herë të parë publikisht, u jepen udhëzime serbëve “s’i t’u kundërvihet policisë së Kosovës dhe administratës komunale”.

Në fletushka të shkruara me alfabetin cirilik serbët udhëzohen t’i gjuajnë policët e Kosovës e Kosovës me mjete të forta dhe me sende të tjera, përfshirë edhe kokteje molotovi. Po ashtu udhëzohen edhe si t’i dëmtojnë veturat e policisë së Kosovës.

Fletushkat i udhëzojnë qytetarët serbë edhe si të sillen me punëtorët e administratës së Kosovës në komunat veriore. Këto udhëzime përfshijnë forma të ndryshme të fyerjeve e poshtërimit të zyrtarëve, madje edhe sulme fizike ndaj tyre.

Këto fletushka janë shpërndarë nëpër hyrje të ndërtesave të banimit dhe nëpër rrugë. Policia ka dyshime se ato janë shpërndarë në mesditë, gjatë ose pas protestës së serbëve kundër rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës që e ndalon përdorimin e valutave të huaja, pra edhe të dinarit të Serbisë, në operacionet me para të gatshme në Kosovë.

“Dyshojmë se dje gjatë dhe pas protestës këto broshura janë shpërndarë dhe ne kemi hasur në to më vonë.”, ka thënë Elshani.

Port ë njëjtat fletushka janë shpërndarë edhe në kanale të ndryshme në platformën “Telegram”.

This image has an empty alt attribute; its file name is Fletushkat-e-organizates-Mbrojjtja-Popullore.jpg

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që kontrollohet nga Beogradi zyrtar, është distancuar nga përmbajtja e fletushkave. Ajo ka thënë se kushdo që e ka bërë këtë, ka pasur për qëllim të minojë paqen dhe të thellojë paqëndrueshmërinë “në mënyrë që serbët të fajësohen për incidente të reja të mundshme”. Prandaj u ka bërë thirrje qytetarëve në veri që “të mos bien pre e provokimeve të tilla”.

Herë pas here, në komunat e banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës janë shkruar grafite të ndryshme kundër shtetit të Kosovës, institucioneve dhe organeve shtetërore të Kasovës, rregullimit kushtetues dhe rendit e ligjit në Kosovë.

Pak ditë më parë, në muret e disa ndërtesave dhe lokaleve në Mitrovicën Veriore ishte shkruar sllogani “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, i cili është shkruar së pari herë në Beograd, e pastaj edhe në qytete tjera të Serbisë, si edhe në Republikëm Serbe, në Bosnjë e Hercegovinë.

Pak ditë më parë, në muret e disa ndërtesave dhe lokaleve në Mitrovicën Veriore ishte shkruar sllogani “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, i cili është shkruar së pari herë në Beograd, e pastaj edhe në qytete tjera të Serbisë, si edhe në Republikëm Serbe, në Bosnjë e Hercegovinë.

(r.m.)