Sot luhet ndeshja e orës 17:00 është Differdange (LUX) – Haladas (HUN), ndërsa në ora 20:30 luhet Tirana (ALB) – Utleira (NOR)
Janë luajtur ndeshjet e parë të UEFA Futsal Champions League të vlefshme për fazën kualifikuese të Grupit C. Në ora 17:00 është zhvilluar sfida e parë mes hungarezëve të Haladas dhe norvegjezëve të Utleiras.
Sfida e luajtur në sallën e lojërave me dorë të Parkut Olimpik të Tiranës ka qenë mjaft e bukur dhe ka dhuruar gola e emocione.
Pas një pjese të parë të ekuilibruar, në pjesën e dytë hungarezët e Haladas kanë treguar superioritetin e tyre, duke triumfuar me rezultatin 5-1.
Në sfidën e dytë të ditës të luajtur po në Parkun Olimpik, përballë janë vënë luksemburgasit e Differdange me Tiranën.
Edhe kjo një ndeshje mjaft e bukur dhe me nivel të lartë. Pas një pjese të parë shumë të mirë, që u mbyll me shifrat 0-0, në pjesën e dytë Tirana arriti të gjente golin e parë me anë të Qerimit në minutën e 25-të.
Një gol që karikon bardheblutë, të cilët pas 4 minutash gjejnë edhe golin e dytë me anë të një kundërsulmi, që finalizohet po nga Qerimi.
Por Differdange nuk dorëzohet dhe reagon shumë shpejt, duke ngushtuar shifrat me golin e Torres.
Të dielën e 22 gushtit ndeshja e orës 17:00 është Differdange (LUX) – Haladas (HUN), ndërsa në ora 20:30 luhet Tirana (ALB) – Utleira (NOR).
Dy sfidat e fundit të Grupit C luhen më 24 gusht 2021. E para që nis në ora 17:00 është Utleira (NOR) – Differdange (LUX), kurse në 20:30 starton sfida Tirana (ALB) – Haladas (HUN).
Nëse Tirana arrin të kalojë turin do të njihet me rivalët në fazën tjetër të kompeticionit në shortin që hidhet nga UEFA më 30 gusht.
fshf.org